banner
Disa aspekte tė dimensioneve hyjnore tė Muhammedit (s.a.v.s.)

Nga: Yusuf SANACAKTAR

Marrë nga libri: 'THE PROPHET MOHAMMED AS A PERSON'
Autor: Yusuf SANACAKTAR
Botues: Dosteli - Foundation, Istanbul
Po, ai ėshtė Muhammedi (sal-Allahu alejhi ves-selem), i Dėrguari i fundit i Allahut.


Kur përmendet emri i Profetit Muhammed (sal-Allahu alejhi ves-selem), atë e personifikojmë në mendjen tonë si një personalitet i papërsëritur, madje i rrethuar nga shkëlqimi i shenjtë, me jashtëzakonësi dhe mrekulli gjatë tërë jetës së Tij.
Ai ishte moralshëm dhe qenie njerëzore me një modesti të paparë historike. Ai është i fundit prej profetëve të cilët janë qenie të veçanta njerëzore e që e kishin rolin e të Dërguarit mes qenieve njerëzore. Edhe Muhammedi (s.a.v.s.) ishte një qenie njerëzore. Dhe kishte një mision të rëndësishëm si qenie njerëzore. Ai ia tregoi njerëzimit rrugën e fesë ku njerëzit do të ndihen të rehatshëm dhe të qetë. Këshillat islame që ai i predikoi sollën thjeshtësi dhe rehati.

Sidoqoftë, duhet të kujtojmë se jeta e Profetit Muhammed (s.a.v.s.) - si i Dërguar nga Allahu - ishte e përcjellur me miq dhe armiq. Natyrisht, edhe detajet më të vogla të jetës së tij ishin të mbikëqyrura me kujdes nga shokët e tij. Ata i shënuan pothujase të gjitha ndodhitë dhe lëvizjet që u zhvilluan në atë periudhë profetike të tij. Kështu pra, ato të dhëna arritën deri në ditët tona...


Modestia


Profeti Muhammed (sal-Allahu alejhi ves-selem), i cili nga një historian perëndimor u quajt si "personalitet më i madh se njeriu, ndërsa më i vogël se Zoti", ia doli që t'a ruante jetën e tij modeste të ditëve të tija si një bari 15-vjeçar edhe atëherë kur arriti kulmin e lavdisë në fatin e tij për të qenë Profet. Kjo modesti ishte e rrethuar nga një natyrë plotësisht natyrale.
Në rastin e çlirimit të Mekës me dhjetë mijë ushtarë nën komandë - në atë fazë të jetës me fitore politike dhe ushtarake - hyn në qytet krenar me drejtësi dhe fe, por modest dhe i përkulur ndaj Zotit Një, madje me kokë të mbështetur në shalën e devesë së tij.
Para vdekjes ai lë amanet që nga pasuria e tij që kishte mbetur - e cila përbëhej nga shtatë dërhemë të argjendtë, pesë prej tyre t'iu jepeshin familjeve të varfra të Medinës si lëmoshë. Në atë kohë, mburoja e tij ishte lënë si kapar tek një tregtar hebre për të cilën bleu rreth 90 kilogramë elb. Ai sinqerisht ndihej jo i rehatshëm kur lëvdohej, prandaj thoshte:
"Mos e teproni shumë duke më lëvduar dhe mos bini në të njëjtën pozitë sikur të krishterët që vepruan ndaj Isaut (alejhisselam), pohoni për mua se jam rob dhe i Dërguar i Allahut".
Ai asnjëherë gjatë jetës së tij nuk ka ngrënë bukë nga gruri i pastër.
Një ditë, një mik i tij erdhi në shtëpinë e tij, iu afrua dhe po kërkonte ndonjë pëlhurë ose jastëk për t'u ulur. Ai e hoqi mbulojën që e posedonte dhe që e mbante para tij duke thënë: "Merre këtë dhe ulu mbi të".
... Principi i jetës së tij ishte: "Të jetoj si çdo qenie tjetër njerëzore në mes qenieve njerëzore".
Në ditën kur i biri i tij i quajtur Ibrahim i ndërron jetë, Dielli bën një eklipsë. Miqtë e tij u munduan të bëjnë lidhje mes të dy ndodhive. Por ai nuk pranonte një gjë të tillë. (I ftopi besimtarët në xhaminë e thjeshtë, e më pas iu drejtua më këto fjalë: "Hëna dhe Dielli janë vetëm dy dëshmi në mes të shumë tjerave të cilat dëshmojnë ekzistencën e Allahut. Ato nuk bëjnë eklipse për lindjen ose vdekjen e dikujt".

Sipas kritereve të njohura, pozita dhe fama e Muhammedit (sal-Allahu alejhi ves-selem) në analet e historisë së njerëzimit është shumë i qartë.

Nė punėt e shtėpisė


Pasi që i Dërguari i Allahut kishte ndërruar jetë, disa nga besimtarët e më vonshëm e kishin pyetur nënën e të gjithë besimtarëve, Ajshen në lidhje me karakterin dhe moralin e të Dërguarit të Allahut: "Si ishte karakteri i të Dërguarit të Allahut"?

Aisheja (radijAllahu anha) përgjigjet: "Ai dëshironte vetë t'i kryejë punët e tij. Derisa në shtëpi rregullonte vetë rrobat e tij, fërkonte dyshemenë, mjelte dhitë, i lidhte devetë dhe i ushqente ato. Po ashtu ai i riparonte edhe sandalet e tij, u ndihmonte shërbëtorëve në punët e tyre. Vetë e mbante ushqimin që blinte në treg, dhe nëse ndonjëri i thoshte "O i Dërguar i Allahut, më lejo të të ndihmoj", ai i përgjigjej duke thënë: "Të gjithë besimtarët duhet t'i mbajnë barrët e tyre nëse munden".

A nuk do tė doje o Omer?


Omeri (radijAllahu anhu) hyn në heshtje në dhomën ku ai pushon. Ai shikon rreth vetes. Një pjesë të tharë lëkure të ngjitur për tavani, disa kilogramë elb në një thes të varur, një grusht gjethe pranë murit, një lagmë të papërpunuar me fije të vjetruara në të cilën flinte i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.).
Omeri (radijAllahu anhu) i cili filloi të qajë nga kjo pamje, e zgjon atë me rënkimet e tija. Omeri e sheh kur zgjohet dhe në jagmë kishin mbetur gjurmë të trupit të tij dhe kishte gjak në mes të këtyre gjurmëve dhe nga kjo, ai fillon të qajë dhe shpatullat iu dridheshin. Muhammedi (s.a.v.s.) pyet i befasuar:
"O i biri i Hatabit! Pse po qan"?
"O i Dërguari i Allahut, derisa persianët mbajnë mbretëritë e tyre nëpër pallate, derisa bizantinasit tronditën Qesarët e tyre në luks dhe madhështi, e ti je i Dërguari i Allahut... A nuk mund të lejoni që ne...".
Qëllimi është i qartë, por i Dërguari i Allahut ia ndërpret fjalën me një buzëqeshje të mërzitshme dhe me një gjest të mirë, dhe reciton një ajet nga Kur'ani Fisnik: "Kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se dëfrim e lojë, e jetë e vërtetë, pa dyshim është ajo e botës së ardhme (Ahireti), sikur ta dinim". (Ankebut, 64), dhe më pas tha: "A nuk do të doje o Omer që kjo botë të jetë e tyre, ndërsa bota tjetër të jetë e jona"?


Duke hapur gjoksin e tij


Janë orët e fundit para fushatës së Bedrit... Ai shqyrton rreshtimin për herë të fundit, dhe i vë në rresht ushtarët e tij. Ai e shtyn pak nga gjoksi Useid ibn Hudairin (radijAllahu anhu) njërin nga miqtë e tij i cili qëndronte pak më përpara në rresht dhe e lut atë që të kthehet në vijë sikur së të tjerët.
Useidi kishte personalitet humoristik, andaj edhe tha: "O i Dërguari i Allahut, më lëndove, më lejo të marr hakun". Muhammedi (s.a.v.s.) menjëherë vendoset para tij dhe tha: "Urdhëro, merr hakun tënd"!
Useid në mënyrë shumë serioze tha: "O i Dërguari i Allahut, gjoksi im ishte i zhveshur, e ti i ke rrobat tua".
Profeti Muhammed (sal-Allahu alejhi ves-selem) e zhveshi këmishën e tij dhe tha: "Urdhëro, tani merre hakun tënd"!
Useid ibn Hudairi e përqafon Muhammedin (s.a.v.s.) me krahët e tij dhe e puth atë duke thënë: "O i Dërguari i Allahut u flijofshin nëna dhe babai im për ty, doja, që jeta ime të përfundojë duke të të puthur".



Nuk mė pėlqen tė mė shėrbejnė


Ai ishte duke hyrë në xhami me njërin nga miqtë e tij që quhej Amir ibn Rabia. Lidhëzat e sandaleve të tija janë të zgjidhura. Amiri hidhet tek këpucët e tij dhe mundohet t'ia lidhë. Profeti Muhammed (sal-Allahu alejhi ves-selem) e ndalon atë dhe i lidh vetë. Më pas, i drejtohet Amirit duke i thënë: "Kjo është të shërbehem nga dikush tjetër dhe nuk dua të më shërbejnë".


Ti nuk je mė i fuqishėm


Myslimanët po marshojnë drejt Bedrit ku do të ndodh një betejë shumë e rëndësishme historike. Ka shumë pak deve, një për tre persona të cilët e kanë rregulluar me ndërrime se kush do të hipë mbi to. Miqtë e tij të cilët ndajnë devenë me Muhammedin (s.a.v.s.) vullnetarisht heqin dorë nga e drejta e tyre për të hipur mbi deve. Ata e lusin atë që vetë të udhëtojë mbi deve gjatë tërë rrugës. Ai nuk e pranon këtë të mirë dhe thotë: "Ju nuk jeni më të fuqishëm se unë, unë duhet të kem meritë po aq sa ju".


Njė pėr vėllain


Ai është akoma një foshnje në djep. Është në fushat e larta të Hixhazit me njerkën e tij Halimen. Ai ndante qumështin e Halimes me vëllain e tij i cili është djali i Halimes. Ai ushqehet vetëm në një gji. Kur familja e hetojnë këtë, në habinë e tyre, e vënë atë në një testim. Dhe secilën herë, kur vëllai i tij është në gji, ai mbyllte buzët fortë dhe nuk ushqehej.


Ēdoherė qaj kur ha deri nė ngopje


Janë vitet pasi që i Dërguari i Allahut kishte ndërruar jetë. Një i afërm i familjes së Aishes (radijAllahu anha) e viziton Ajshen. Ajo përgatit ushqim për vizitorin dhe pastaj nuk mundi t'i mbajë më lotët e saj nga të qarit. Farefisi i saj e pyet: "Pse po qanë"?
Ajshja tha: "Çdoherë qaj kur ha deri në ngopje". Farefisi i saj bëhet edhe më shumë kureshtarë dhe e pyet: "Pse"?
Ajo tha: "Sepse gjatë tërë jetës së tij i Dërguari i Allahut nuk ka ngrënë deri në ngopje. Gjithnjë ishte i uritur. Asnjëherë nuk ka ngrënë dy herë në ditë. Kur kishte bukë nuk kishte kohë, kur kishte kohë, nuk kishte bukë. Nuk i pëlqente ajo sepse gjithnjë atë që ia dëshironte vetes, ia dëshironte edhe të tjerëve".
Sot në ditët tona njerëzit përdorin medikamente për ta digjestuar atë që e kanë ngrënë.



Tė gjithė kanė njė, ai ka dy


Armiqtë nga Meka së bashku me disa fise tjera arabe ia dolën që të mbledhin ushtri prej dhjetë mijë ushtarëve dhe kështu marshuan në drejtim të Medines.
Muslimanët e Medinës të cilët ishin të aftë të marrin pjesë në betejë ishin vetëm rreth tre mijë. Ata vendosën të qëndrojnë në qytet si mbrojtje. Besimtarët muslimanë se bashku me Muhammedin (s.a.v.s.) planifikuan që t'a hapin një hendek të madh me qëllim mbrojtjeje nga mushrikët e Mekkes. I Dërguari i Allahut punonte në nxjerrjen e dheut që ishte gropuar. Sipas një dëshmitari, pluhuri dhe dheu ia kishin mbuluar plotësisht gjoksin.
Një nga aspektet më të mundimshme në gropimin e hendeqeve e cila zgjati tre ditë, ishte uria. Disa nga shokët e tij kishin vënë gurë në barkun e tyre, me qëllim që të mos ndiejnë aq tepër nevojë për të ngrënë. Në një moment ata rreshtohen para tij. Ata e lusin atë që të bëhet dëshmitar për flijimet e tyre në botën tjetër. Më pas i hoqën këmishët e tyre për t'ia treguar Muhammedit (sal-Allahu alejhi ves-selem) gurët që i kishin vënë të lidhur përreth barkut. Por, ai vetëm u buzëqesh dhe më pas edhe ai e hoqi këmishën e tij... Dhe ja, ai ka dy gurë të lidhur në barkun e tij. (Po, ky ishte Muhammedi, i Dërguari i Fundit i Allahut).



Edhe unė do tė mbledh drunj


Muhammedi (sal-Allahu alejhi ves-selem) dhe shokët e tij shkuan në një udhëtim. Bëhet një pushim i vogël me qëllim për të ngrënë. Të gjithë nga shokët tij ndërmarrin ndonjë detyrë. Profeti Muhammed (sal-Allahu alejhi ves-selem) thotë: "Unë do të mbledh drunjë për ndezjen e zjarrit".
Miqtë e tij mundohen ta ndalin nga bërja e një gjëje të tillë.
- "O i Dërguari i Allahut, ti pusho dhe ne do të përkujdesemi për atë detyrë. Muhammedi (sal-Allahu alejhi ves-selem) përgjigjet me seriozitet të plotë duke thënë: "E di se do t'a bënit vullnetarisht, por nuk dua të kem pozitë privilegjuese në bashkësi. As Allahut nuk i pëlqen ajo". Dhe vazhdoi të mbledhë dru për zjarr.



Shtrihet nė krevat nė qetėsi


Janë ditët e para pas ikjes për në Medinë, pra periudha pas hixhretit në Medinë. Muslimanët e Medinës ndajnë gjithçka me vëllezërit e tyre nga Meka, sepse ata i kishin braktisë të gjithë pasurinë e tyre në Mekkë.
Çdo shtëpi ka dhjetë mysafirë. Muhammedi (s.a.v.s.) gjithashtu e ndan njërën nga këto shtëpi me miq tjerë migrues.
Mikdad ibn Esved, i cili ishte njëri prej tyre, tregon: "Në shtëpi kishte disa dhi me qumështin e të cilave mbijetonin familja. Kur mjelnim dhitë, secili nga ne pinte qumështin që binte në pjesën e tij. Pjesa e Muhammedit (s.a.v.s.) do të qëndrojë në enën e tij. Një natë Muhammedi (s.a.v.s) erdhi vonë në shtëpi. Secili kishte pirë pjesën e tij dhe kishte rënë në gjumë. Ai e gjeti enën e tij të zbrazët por nuk tha asgjë. Vetëm u lut si vijon: "O Allah i cili më dha të ha sot, jepu edhe atyre të hanë"!
Mikdadi i cili zgjohet më vonë bëhet gati për ta therë njërën nga dhitë me qëllim që t'a pjekë atë dhe për t'u ushqyer i Dërguari i Allahut. Mirëpo, ky nuk e lejon që t'a bëjë një gjë të atillë. Në vend të saj, ai piu disa pika qumësht që kishte mbetur nga një dhi e cila ishte mjelë për së dyti herë dhe shkon të flejë në heshtje.



Nuk jam mbret


Një ditë ai kishte shkuar së bashku me Ebu Hurejren (radijAllahu anhu) për të blerë Vetëm sa mbaroi së bleri, para tregtarit mban një copë të argjendtë që përdoreshin në vend të parave, dhe tha: "Kij kujdes, pesho me kujdes".
Tregtari i tha në habi se asnjëherë nuk kishte dëgjuar aso farë këshillash nga ndonjë blerës më parë, për të cilën Ebu Hurejre (radijAllahu anhu) e informon se blerësi i tij ishte i Dërguari i Allahut. Tregtari menjëherë i merr duart e Muhammedit (s.a.v.s.) dhe dëshiron t'i puthë ato. Por, Muhammedi (sal-Allahu alejhi ves-selem) nuk e lejon ta bëjë një gjë të atillë dhe tha: "Persianët e bëjnë atë për mbretërit e tyre. Unë nuk jam një mbret, unë jam njeri mes jush".
Rrugës për në shtëpi Ebu Hurejre (radijAllahu anhu) dëshiron t'i ndihmojë për t'ia bartë barrën e tij. E ai, as atë nuk e lejon, dhe thotë: "Njeriu duhet t'i mbajë pronat e tija, po të mundet".



Vetėm pėr Allahun


Çdo herë kur Muhammedi (sal-Allahu alejhi ves-selem) vjen në mesin shokëve të tij, ata ngrihen në këmbë. Një ditë iu tha: "Mos u ngritni për mua sikur që ngriten persianët, sepse ata njëri-tjetrin e shohin si persona të mëdhenj. Unë jam një shërbëtor i cili ha sikur çdo shërbëtor tjetër dhe i cili ulet sikur çdo shërbëtor tjetër".
Në çfarë do rast tjetër të ngjashëm, ai shton këtë paralajmërim:
"Njeriu nuk ngritet për askënd. Njeriu qëndron në këmbë vetëm për Allahun".
Pas kësaj shokët e tij - edhe pse me vështirësi - e përmbanin veten.



Kam uri qe tre ditė


Ai nuk kishte ngrënë tre ditë. Shkoi tek Fatimeja e tij që t'a pyesë atë se a ekziston diçka për të ngrënë në shtëpi: "Oj bija ime! A nuk ka diçka për të ngrënë? Jam shumë i uritur".
Fatimeja u përgjigj: "U flijoftë jeta ime për ty, i dashur baba! Betohem se nuk ka ushqim për të të dhënë".
Duhet kuptuar çdo njeri, se përveç që ai ishte i Dërguari i Allahut, ai njëkohësisht ishte edhe burrështetas. Një ditë bija e tij Fatimeja i sjell babait të saj pak gjellë të përgatitur nga elbi. Muhammed (s.a.v.s.) i thotë të bijës së vet: "Më beso, bija ime! Babai yt nuk ka ngrënë gjë qe tre ditë".
Nuk duhet harruar se në atë kohë ai ishte edhe në krye të shtetit.



Rob mė i mirė i Allahut dhe modest nė ngrėnie


Muhammedi (sal-Allahu alejhi ves-selem) po përshëndetet para se të niset në një udhëtim të gjatë. Është i rrethuar nga njëqind mijë muslimanë, madje ai njihet si person me autoritet të lartë për t'a udhëhequr botën. Ai në atë kohë, tanimë njihej nga i tërë Gadishulli Arabik.
Gjatë ekspeditave luftarake, nga pasuria e luftës kishte ndarë njëqind deve për t'i therë me qëllim të ushqimit për të varfrit. Mishin ua kishte ndarë muslimanëve të varfër.
Ndonëse në udhëtim të gjatë - kur edhe e kishte arrit kulmin e fitores si i Dërguar nga Allahu - atë e shohim të ulur në shpinën e një deveje me në pjesë kadifeje të thjeshtë, jo më të shtrenjtë se katër dërhem. Kadifenë e kishte shtruar mbi deve me qëllim që të ulej në të.
(Jeta vazhdon më tej): Meka është çliruar. Ai i përjeton ditët kur mundimi i tij politik dhe ushtarak përfunduan me fitore. Ai është duke ngrënë drekë me miqtë e tij për skaj rrugës, i ulur në tokë.
Një grua e hendikepuar në aspektin mental duke kaluar rrugën vëren dhe e thërret atë: "Shih atë! Ulet në tokë, duke ngrënë si rob".
Muhammed (s.a.v.s.) i përgjigjet asaj duke buzëqeshur: "A ka rob më të mirë se unë? Sepse unë jam rob i Allahut".
Në një rast tjetër, bashkëshortja e tij Ajsheja vjen tek ai me një kërkesë:
"Të lutem ha këmbëkryq dhe ulu më rehat".
Në këtë rast i Dërguari i Allahut tha: "Unë ushqehem si rob, ulem si rob, sepse nuk jam gjë më shumë se një rob".



Toleranca nė praktikė


I Dërguari i Allahut ishte zemër butë dhe falës. Ai ishte tolerant. E fali vrasësin e bijës së saj. E fali vrasësin e xhaxhait të vet, Vahshiun. Ia fali edhe asaj që i kishte ngrënë mushkëritë e xhaxhait Hamza. Po, ia fali Hindës. Ai ua fali të gjithëve atyre që e dëbuan nga Mekka. Ai fal dhe është tolerant...
Për shkak të natyrës së tij dhe Islamit si fe universale, besimtarët muslimanë shekuj me radhë funksionuan në një pjesë të madhe të botës. Shteti islamik u bë simboli i tolerancës në tërë botën... Krahas faktit që në botën moderne ndodhën dhe ndodhin gjenocide ku masakrohen milionë civilë dhe njerëz të pafajshëm, vetëm pse i përkasin një race, kombi ose një religjioni tjetër. Ajo që shkakton dinamikë për jetë dhe kontribuon në këtë kulturë (Islame) është "revolucioni në tolerancë" i cili është mësuar fjalët dhe këshillat e Muhammedt (sal-Allahu alejhi ves-selem).



Ai ėshtė hebre - por a nuk ėshtė biri i Ademit?


Në një rast i Dërguari i Allahut qëndronte ulur aty diku në një vend publik me disa shokë të tij. Në një çast aty pari kaluan disa njerëz që e bartnin një kufomë për në varr. Ata ishin hebrenjë, po ashtu edhe i vdekuri ishte hebre.
Profeti Muhammed (sal-Allahu alejhi ves-selem) i vërejti ata njerëz dhe në shenjë respekti u ngrit në këmbë. Ashtu qëndroi derisa kaluan ata. Shokët e tij të habitur nga ky gjest menduan se "ai nuk e di se për kë bëhet fjalë".
Mëpas i thanë: "O i Dërguari i Allahut, ky ishte një hebre. Nuk është musliman".
Me fjalë të tjera nuk ke nevojë të ngritesh në këmbë.
Mirëpo, i Dërguari i Allahut i vetëdijshëm për të lëvizjet e tij tha: "Por, a nuk është edhe ai i biri i Ademit"?



Asnjėherė tė mos kesh punė me Abdullahun


Shokët e tij në një rast u ankuan tek i Dërguari i Allahut për Abdullahun. Ai ishte Abdullahu, i biri i Hudhafes. I thanë: "I bën shumë shaka dhe marrëveshje me të pavlefshmit dhe të paditurit".
Muhammed (s.a.v.s.) tha: "Asnjëherë mos kini punë me Abdullahun. Sepse ai është një person i cili vërtetë e do Allahun dhe të Dërguarin e Allahut.



Ai gjithnjė e ka dashur Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij


Një musliman i cili shpeshherë pinte alkool, disa herë e kanë sjellë tek Muhammedi (s.a.v.s.). Atë kohë njëri nga burrat që e shoqëronin nuk mundi të durojë, dhe iu drejtua të dehurit: "Allahu të mallkoftë".
Muhammedi (sal-Allahu alejhi ves-selem) i vrenjtur me fytyrë të zgjatur, e thërret njeriun i cili mallkoi dhe i tha: "Mos e mallko. Betohem në Allahun se që kur e njoh unë, ai gjithnjë e ka dashur Allahun dhe të Dërguarin e Tij".



Njė lutje e mirė pėr Taifin dhe banorėt e tij


Që të çlirohen nga rrethimi, miqtë e tij e lusin atë që t'a mallkojë qytetin Taif dhe banorët e atij vendbanimi.
Banorët e këtij vendbanimi kishin organizuar sulm me gurë ndaj këtij personi, pra ndaj Muhammedit (s.a.v.s.), sepse ai kishte shkuar atje për t'a publikuar misionin islamik. Pasi që e kishin sulmuar dhe përgjakur, ai kthehet dhe i ngrit duart e tij dhe lutet: "O Allah, bekoi njerëzit e Taifit me pasurinë Islame dhe dërgoi në Medinë me shpirt miqësor".
Lutja e tij u pranua.



Allahu ėshtė Ai qė ndihmon


Në një rast, pas një udhëtimi mundimplotë, i Dërguari i Allahut bënte një pushim pasditor. Ai kishte zgjedhur hijen e një druri për tu shtrirë dhe pushuar, e cila ishte pak më larg kampit të miqve të tij. Pas një kohe e vëren një udhëheqës të një fisi, të quajtur Gavres. Zemra e Gavresit ishte e mbushur me gëzim, me qëllim që ai t'a mbytë të Dërguarin e Allahut dhe me këtë gjest të fitojë famë ndërmjet të gjithë arabëve.
I entuzizazmuar për t'ambytë, por në heshtje, ai drejtohet kah i Dërguari i Allahut dhe i afrohet. Merr shpatën e Muhammedit (s.a.v.s.) e cila qëndronte varur në një degë dhe e drejton atë në fytin e të Dërguarit të Allahut, i cili qëndronte me sy të mbyllur dhe i qetë.
Me të hapur sytë, i Dërguari i Allahut vërejti se Gavresi qëndron me shpatë në dorë i cili buzëqesh me krenari. Gavresi është i sigurt në fitore dhe dëshiron t'a shijojë momentin. Ai pyet në mënyrë të paskrupullt: "O Muhammed, kush do të të shpëtojë nga dora ime"?
Në shikim të parë, edhe ai ka të drejtë, sepse nëse shtyn dorën edhe dy centimetra më shumë, ajo do të thotë se Muhammed (s.a.v.s.) është në fund të jetës së tij. Mirëpo, në tek ai nuk vërehej asnjë shenjë frike. Ai i përgjigjet Gavresit duke i bërtitur: "Allahu"!
Pas disa çasteve, Gavresi frikësohet dhe nga britma "Allahu", ai bie i shtrirë në Tokë. Shpata i bie nga dora. Më pas i Dërguari i Allahut me shpejtësi e merr shpatën i afrohet dhe e drejton atë në fytin e Gavresit i cili qëndronte i shtrirë në Tokë. Pra, situata kishte ndryshuar. Muhammedi (s.a.v.s.) e pyet me një zë të ulët dhe duke buzëqeshur: "O Gavres! Tani kush do të të shpëtojë ty nga dora ime"?
Fatkeqësisht Gavresi nuk ka mundësi të thërrasë "Allah", sepse ai është jobesimtar. Por ai dëshmon se është shumë i zgjuar me përgjigjen e tij: "O Muhammed! Le të bëjë gjithkush atë që është e përshtatshme për të.
Pas kësaj përgjigjeje të mençur dhe duke çliruar një jetë, Muhammedi (s.a.v.s.) e largon shpatën prej tij dhe i thotë: "Po të liroj. Je i lirë".


Ky përkthim është bërë në shenjë solidarizimi dhe respekti ndaj muslimanëve të Palestinës




Nė asnjėrėn nga shakatė e tija nuk ka ndonjė element as mė tė vogėl qė do t'i tejkalonte kufijtė e kujdesit dhe njerėzimit.
Ai qė dinte tė bėjė edhe shaka

Për çdo udhëheqës do të ishte e vështirë të kombinohet niveli i respektit në sytë e bashkësisë me një personalitet që ndonjë herë di edhe të bëjë shaka. Nëse përveç kësaj ky person nuk do të ishte çfarëdo udhëheqësi por një i Dërguar në të cilin besojnë njerëzit, atëherë çështja do të ishte edhe më interesante. Muhammedi (sal-Allahu alejhi ves-selem), njëkohësisht duke qenë personalitet i pashoq në bashkësinë ku jetonte për nga respekti dhe serioziteti, ai gjithashtu e mbronte veten nga kurthet, madje ai pranë sjelljeve të tija hyjnore, dinte të bëjë edhe shaka.

Miqtë e tij lirisht e ngacmonin ndonjëherë, por edhe ai ndonjëherë bënte shaka me ta. Këtu asnjëherë nuk vërehej as ndonjë shenjë më e vogël e tejkalimit të kufirit. Sa iu përket shakave, ekzistojnë dy rreziqe negative potenciale pothuajse tek çdo shakaxhi. Ato janë rreziku i tejkalimit të rregullave themelore dhe gënjeshtra ose stërmadhimi i çështjeve.

Shakatë e Muhammedit (s.a.v.s.) ishin të matura dhe me kuptim. Në asnjërën nga shakatë e tija nuk ka ndonjë element as më të vogël që do t'i tejkalonte kufijtë e kujdesit dhe njerëzimit.

Kështu në një rast dikush i tha: "O i Dërguari i Allahut, edhe me ne po tallesh"? Ai tha: "Po, por asnjëherë nuk them gënjeshtra".

Në këtë thënie të tij, Muhammedi (s.a.v.s.) nuk ka bërë ndonjë përjashtim as edhe në shakatë e tija, për shkak të betimit që asnjëherë në jetën e tij të mos thotë një gënjeshtër.

Gjatë 23 viteve të profetësisë së tij, Muhammedi (s.a.v.s.) jo që predikoi një rend të ri për njerëzimin, por njëkohësisht ai dinte të bëjë edhe shaka.


Ajo e vogla e devesė

Një mik i Muhammedit e lut atë t'ia japë devenë e tij për të udhëtuar.
Muhammedi tha: "Në rregull, do të të hypim në një deve femër të vogël".
Miku i tij i habitur kundërshton: "Por, o i Dërguari i Allahut, çka do të bëj me deve të vogël? Nuk do të më kryejë punë". Ai i tha: "A nuk janë të gjitha devetë sikur deve te gjinisë femërore te vogla"?


Ti je i paēmueshėm

Dhahiri ishte njëri nga muslimanët që jetonte në shkretëtirë. Ai shpeshherë i sillte lajme Muhammedit (s.a.v.s) nga shkretëtira dhe i ndihmonte atij gjatë blerjes në tregun e qytetit (Medine).

Në një rast Muhammedi (s.a.v.s) kishte thënë: "Dhahiri është shkretëtira ynë dhe ne jemi qyteti i tij". Mirëpo, Dhahiri kishte një problem serioz për shkak të një të mete fizike në trupin e tij që nga lindja. Ai nuk dëshironte të jetë në mes të njerëzve, e as të përzihet në shoqëri. Ai e ndiente veten se është i shtypur nga kompleksi se "të gjithë po më shikojnë mua". Kjo vazhdimisht e mundonte Dhahirin.

Muhammedi (s.a.v.s) i vetëdijshëm për problemin e Dhahirit një ditë e përdori një mundësi për t'ia lehtësuar ndjenjat. Përderisa Dhahiri po blinte nëpër treg atëherë kur në sheshin e Medines kishte më shumë njerëz, Muhammedi (s.a.v.s.) ngadalë i shkon Dhahirit pas shpine dhe me duart e tija ia mbyll sytë. E tërheq Dhahirin kah vetja. Dhahiri e njohu atë për nga aroma, se njeriu i cili po bën shaka me të është Muhammedi (s.a.v.s.). I rrëmbyer nga gëzimi që ndjen, Dhahiri kthehet kah Muhammedi (s.a.v.s.) me tërë peshën e tij. Muslimanët të cilët e dinin se çfarë të Dërguari pasojnë, deri atë në ditë asnjëherë nuk e kishin parë të sillet ashtu dhe u mblodhën rreth tij për t'a shikuar shakanë.

Muhammedi (s.a.v.s) thërret me buzëqeshje: "Kam një rob. Dua t'a shes. Kush dëshiron ta blejë nga unë"? Dhahiri tha: "Betohem, o i Dërguari i Allahut se po mundohesh të shitish një rob që nuk vlen gjë". Këtë thënie po e priste i Dërguari i Allahut. Kështu pra Muhammedi (s.a.v.s.) e trjatoi Dhahirin në atë mënyrë që ai i cili mendon se të gjithë po e shikojnë, që nga ajo ditë nuk do të ketë as dyshimin më të vogël në personalitetin e tij.

Ky ishte momenti për të bërë punën e duhur. Muhammedi (s.a.v.s.) në atë moment e ndërpret shakanë dhe bëhet serioz. Duke treguar me gisht kah Dhahiri dhe duke iu drejtuar njerëzve që ishin aty tha: "Jo, betohem se je i paçmueshëm në nivelin e Allahut dhe në nivelin e të Dërguarit të Allahut". Ajo ditë ishte ditë gëzimi për Dhahirin.


Nuk kam para

Njëri nga shokët e tij shakaxhi shpeshherë i sillte dhurata Muhammedit (s.a.v.s). Ndër ato dhurata kishte artikuj ushqimor si; margarinë, vaj ose mjaltë. Dhe, kur tregtari i këtyre dhuratave vjen më pas që t'i marrë ato, miku i tij i varfër, por shakaxhi, i thotë Muhammedit (s.a.v.s.): "O i Dërguari i Allahut, erdhi tregtari i margarinës dhe mjaltit, i kërkon paratë e tij". Në këtë rast Muhammedi (s.a.v.s.) i bashkëngjitet shakasë dhe kundërshton me seriozitet duke thënë: "Por, a nuk i solle këto si dhurata"? Miku i tij shakaxhi i thotë: "Nuk kam para, si do të paguaj për dhuratat që ti solla ty"? Më pas Muhammedi (s.a.v.s.) qeshi dhe e pagoi borxhin ndaj tregtarit.

Ai me bardhėsi nė sytė e tij

Një grua muslimane thotë një dëshirë që ka. Në një moment Muhammedi (sal-Allahu alejhi ves-selem) e ndërpret atë dhe pyet: "Ti je gruaja e atij me bardhësi në sytë e tij, apo jo?" Gruaja është e habitur dhe përgjigjet duke i thënë: "O i Dërguari i Allahut! Bashkëshorti im nuk ka bardhësi në sytë e tij". Ai tha: "Gjithkush ka bardhësi në sytë e tij".


Njė vajzė e njomė nė Parajsė

Një grua e moshuar vjen në xhami pranë Muhammedit (s.a.v.s) dhe pyet atë: "O i Dërguari i Allahut, lutu për mua që Allahu të më dërgojë në Xhennnetin e Tij". I Dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ves-selem) tha: "Gratë e moshuara nuk do të hynë në Xhennet". Gruaja e moshuar filloi të mërzitet dhe të qajë. Mirëpo menjëherë në fytyrën e Muhammedit (s.a.v.s) u paraqite një buzëqeshje dhe tha: "Mos u brengos, dëshiroja të them se nuk do të hyjsh në Xhennet si një grua e moshuar por si një vajzë e njomë".



Nga gjuha angleze e shqipėroi dhe pėrshtati: Hamide Halimi – Shkup