Misioni i shėndeti fėmijėror / femijetislam.com |
FTOHJA |
Kjo është sëmundja më e shpeshtë për shkak të cilës fëmijët dërgohen në mjek. Mesatarisht gjatë vitit fëmijët ftohen mes 6-8 herë.
|
Ēka e shkakton ftohjen?
|
Numri më i madh i ftohjeve janë të shkaktuara nga viruset të quajtura rinoviruse (në greqisht rino do të thotë hundë). Ekzistojnë më shumë se 100 lloje të rinoviruseve me afinitet ndaj mukozës së hundës, të cilët mund të inicojnë reakcion imunologjik që manifestohet si dhembje fyti, kokëdhembje dhe pengesë në frymëmarrjen përmes hundës. Si momente predisponuese janë ajri i thatë dhe duhani (pirja aktive dhe pasive e duhanit). Përkundrejt besimeve të përhapura se do të ftoheni nëse nuk visheni mirë, nëse fleni apo rrini në rrymë ere ose dilni jashtë me flokë të lagura, kjo nuk është e vërtetuar.
|
Cilat janë simptomat dhe shenjat e ftohjes?
|
Së pari shfaqet ndjenjë gërvishtjeje në fyt dhe rrjedhje hundësh ose hundë të zëna dhe teshtitje. Përveç asaj fëmijët mund të ankohen në dhembje fyti, kollitje, kokëdhembje, temperaturë mesatarisht të lartë, plogështi, dhembje muskujsh dhe humbje oreksi. Sekreti nga hundët fillimisht është si ujë, pastaj trashet dhe bëhet i verdhë ose i gjelbërt.
|
A është ftohja ngjitëse?
|
Ftohja është ngjitëse në 2-4 ditët e para pasi që shfaqen simptomat. Fëmija juaj mund të sëmuret ashtu që do të thith pjesëza të virusit që përhapen në ajër përmes teshtitjes dhe kollitjes të fëmijëve tjerë ose me kontakt direkt. Fëmija juaj do të sëmuret nëse e prek gojën ose hundën, pasi që paraprakisht ka prekur ndonjë sipërfaqe të kontaminuar me rinoviruse.
|
A mund të parandalohet?
|
Pasi që ekzistojnë shumë viruse që shkaktojnë ftohje, nuk ka vaksinim që të parandalohet ftohja. Që të pengohet ftohja ose përhapja e saj duhet patur kujdes për këtë që vijon:
Fëmijët mbahen larg nga njerëz të sëmurë dhe që pijnë duhan. Pjesëzat e virusit mund të udhëtojnë deri më 3.7 metra nëpër ajër kur dikush teshtit ose kollitet bile edhe pirja pasive e duhanit mund të kontribuojë që fëmija juaj të sëmuret.
Lani duart shpesh dhe mirë sidomos pasi t'i fshini hundët e fëmijës tuaj.
Kur kolliten ose teshtiten, le ta mbajnë dorën te goja.
Mos shfrytëzoni peshqirë të njëjtë ose enë për ushqim me atë që është i ftohur. Secili le të pijë vetëm nga gota e tij, asnjëherë nuk e dini se kush do sëmuret dhe ndoshta e përhap virusin.
Mos shfrytëzoni facoleta të huaja.
Zinku ose vitamina C mund ta shkurtojnë zgjatjen e simptomave të ftohjes dhe ta zvogëlojnë intenzitetin e tyre, por nëse merren në sasi të tepruara mund të kenë efekte negative.
Edhe pse në praktikë shfrytëzohen shpesh barërat bimore (siç është ehinacea), nuk është e vërtetuar shkencërisht a ndikojnë në të vërtetë. Nëse doni t'i jepni preparat të këtillë fëmijës tuaj ose çfardo zëvendësimi vitaminash, paraprakisht bisedoni me mjekun tuaj rreth kësaj çështjeje.
|
Sa zgjat ftohja?
|
Zakonisht simptomat shfaqen 2-3 ditë pas ekspozimit ndaj burimit të infeksionit. Fëmija juaj më ngjitës është 3-4 ditët e para pas shfaqjes së simptomave por mund të jetë ngjitës edhe deri më tre javë. Zakonisht sëmundja kalon për një javë (edhe pse mund të zgjas deri më dy javë).
|
Si trajtohet?
|
Nuk ka barëra specifike për ftohjen, shërohen simptomat, siç janë dhembja e muskujve, kokëdhembja dhe temperatura.
Mund të jepen preparate të bazuara në acetaminofenë ose ibuprofen duke i respektuar rekomandimet për dozimin sipas moshës dhe peshës të dhëna nga prodhuesi.
Aspirinë gjatë një infeksioni viral nuk duhet t'i jepet asnjëherë fëmijës më të vogël se 12 vjet, dhe duhet të evitohet te fëmijë dhe te tinejxherë nën 19 vjet. Në të kundërtën zmadhohet rreziku për sindromin e Rejit, gjendje e rrallë por e rrezikshme që mund të jetë vdekjeprurëse.
Mund të jepen barëra që e zvogëlojnë kongjestionin (barëra dekongjestive) dhe antihistaminikë, me anë të të cilëve lehtësohet frymëmarrja, por nuk ka dëshmi që kjo ndikon në të vërtetë. Ndonjëherë këto barëra (barërat antikongjestive) mund të shkaktojnë halucinacione, shqetësim dhe çrregullim të punës të zemrës te foshnjat dhe prandaj nuk jepen te fëmijë nën 2 vjet.
Në vend tyre në hundë mund të vendosen pika të njelmëta, e pastaj hunda të fryhet ose te foshnja të aspirohet me pompë (zvogëlohet kongjestioni).
Ajri në sipërfaqen ku rri fëmija duhet të jenë me lagështi. Në lëkurën nën hundë, ku për shkak të sekretimit shpesh lëkura infektohet ndihmon nëse lyhet me pomadë. Te fëmija më i madh (mbi tre vjeç) mund të jepen bonbone freskuese që të zvogëlohet dhembja e fytit.
Për zbutjen e dhembjeve ndihmon dhe një banjo e ngrohtë ose kompresa të ngrohta. Avulli nga dushi në banjo ndihmon që të lehtësohet frymëmarrja.
Ekziston një traditë më e vjetër se 800 vjet që kur të ftohemi të pijmë supë pule të ngrohtë. Supa e pulës e përmban aminoacidin cisteinë, i cili ndikon në hollimin e mukusit dhe kjo mund të ndihmojë në zvogëlimin e kongjestionit në hundë.
Në lidhje me ushqimin, zakonisht fëmijët kur janë të sëmurë refuzojnë të hanë. Nuk duhet ta detyroni, më kryesore është të pijë shumë lëngje si ujë dhe lëngje frutash, që të kompensohet humbja për shkak të temperaturës së lartë dhe prodhimit të mukusit. Evitoni pije me kofeinë (p.sh. koka kola), që shkaktojnë urinim të forcuar dhe e zmadhojnë rrezikun për dehidrim.
|
Kur ta thërras mejkun?
|
Mjeku juaj nuk do të mund ta caktojë për cilin virus specifik bëhet fjalë, por do ta kontrollojë fytin dhe veshët dhe eventualisht do të bëjë kulturë nga materiali i marrë nga fyti nëse dyshon se infeksioni shtë i shkaktuar nga diçka tjetër.
Dërgojeni te mjeku nëse :
Pas tre ditësh simptomat keqësohen në vend që të përmirësohen, mund të jetë në pyetje angjin ë streptokoksike , sinusit , pneumoni ose bronkit.
Nëse simptomat zgjasin më tepër se një javë.
Nëse shfaqen çdo herë në të njejtën periudhë gjatë vitit ose çdo herë kur ekziston ekspozim në polen, pluhur, kafshë ose diçka tjetër. Fëmij juaj ndoshta është alergjik.
Nëse fëmija kur është i ftohur ka një frymëmarrje të vështirësuar ose ka vizing, ndoshta ka astmë.
Nëse kollitet gjatë kohë me nxjerrje të sasie të madhe të mukusit dhe ka një frymë të shkurtë.
Nëse duket i sëmurë rëndë, nuk ha ushqim dhe nuk pi lëngje, dhembja e fytit dhe e kokës zmadhohet, nuk mund të gëlltisë, fëmija është letargjik, nëse ankohet në dhembje në krahëror dhe në bark, gjëndrat e fytit i ka të ënjtura ose temperaturë të lartë(mbi 39.3ºC).
|
Ku tė drejtoheni pėr ndihmė?
|
Pediatri juaj
Klinika e Pediatrisë , Ambulanca e Përgjithshme
|
Misioni i shėndeti fėmijėror / femijetislam.com |
|