banner

Misioni i “shėndeti fėmijėror” / femijetislam.com

PEMĖ DHE PERIME NĖ USHQIMIN E FĖMIJĖVE

Pemė dhe perime nė ushqimin e fėmijėve


Pemët dhe perimet duhet të paraqesin pjesë përbërëse të ushqimit të fëmijës. Zakonisht ata janë ushqimi i parë i fortë që e pranon bebeja, por pas vitit të parë fëmijët shpesh zgjedhin shumë dhe mund të ndodhë të refuzojnë pemë dhe perime. Nuk ka vend për brengosje nëse kjo zgjat pak, por nëse zgjat shumë mund të ketë pasoja serioze.

Nuk mund t'i detyroni me forcë fëmijët të hanë pemë dhe perime. Mënyra më e mirë është t'u tregoni me shembullin tuaj. Në qoftë se ju konsumoni dhe kënaqeni me pemë dhe perime për çdo ditë, fëmija juaj sigurisht do t'ju ndjek. Kjo është mënyra më e mirë të mësojnë fëmijët.

Pse është e rëndësishme të hani pemë dhe perime?
Ekzistojnë shumë shkaqe pse duhet të konsumohen pemë dhe perime të ndryshme. Me ata sigurohen vitamina të rëndësishme si vitamina C dhe acidi folik. Në fakt, pemët dhe perimet përmbajnë mbi 1000 nutriciensë të ndryshëm, të cilët janë të rëndësishëm për parandalimin e disa sëmundjeve serioze.

Më mirë është pak se sa aspak?
Rekomandohet në ditë të merren 2 pemë dhe 5 perime, por shumica e fëmijëve (dhe të rriturve) nuk konsumojnë aq. Pjesa më e madhe e fëmijëve janë të mësuar keq të konsumojnë zemra tërheqëse të pasura me yndyra dhe me sheqer (biskota, çokollata, kreme etj.). Është e rëndësishme fëmijës t'i ofroni çdo ditë pemë dhe perime të ndryshme. Sasia që do ta ha jë , nuk duhet të jetë patjetër e madhe dhe varet nga mosha dhe aktiviteti i fëmijës. Edhe sasi e vogël është më e mirë, sesa të mos ha jë aspak. Mos u fokusoni te sasia por te ajo që të jenë të përfaqësuara më shumë pemë dhe perime të ndryshme.

Si të arrini që fëmija juaj të ha më shumë pemë dhe perime?
Hapi i parë është që detyrimisht t'i përfshini pemët dhe perimet në listën e gjellërave. Nëse fëmija refuzon, mos humbni shpresë! Fëmijët mësohen të hanë. Herën e ardhshme kur do t'i ofroni, ndoshta do të pranojë. Me moshën ndryshon edhe shija. Që të keni sukses ndiqni rekomandimet që vijojnë:

Angazhojeni fëmijën në përgatitjen e ushqimit dhe në planifikimin, sa do që t'ju duket se kjo është humbje kohe. Merreni me vete kur të bleni, i lejoni t'ju ndihmojë kur i lani dhe i përgatitni, i lejoni vetë të bëjë sallata të thjeshta dhe të marrë pjesë në servim. Nëse keni oborr ose terracë mund të kultivoni së bashku ndonjë pemë/zarzavat.

Mundohuni që konsumimi i ushqimit të shëndoshë të bëhet ndodhi në të cilin kënaqet e tërë familja, jeni pozitiv, kushtoni kujdes prezantimit (të jetë e bukur për pamje).

Duke futur pemë dhe perime çdokund ku mundet, në më shumë ushqime, duke i përfshirë edhe zemrat. Mund t'i jepni në formë të fshehur në disa receta. Nuk ka nevojë të zbuloni receta të reja. Mjafton ta zmadhoni sasinë e perimeve/pemëve, ne recetat standarde në të cilat është mësuar familja juaj.

Mos u dorëzoni sado që t'ju duket pa shpresë! Fëmijëve u nevojitet kohë të mësohen. Vendosni te pjata pakëz, sa të provojë. I ofroni perime në formë të sallatës para ushqimit kryesor, kur fëmijët janë më të uritur.

Disa vërejtje praktike në lidhje me pemët/perimet në ushqimin e fëmijës

Të gjitha pemët dhe perimet janë të shëndetshme (me çfardo ngjyre, form ë dhe lloji). Mund t'i shfytëzoni në formë të freskët, të ngrira, të konservuara ose të thata. Mund të kosumohen të freskëta ose termikisht të përpunuara me zierje, nën presion në enë speciale, në mikrovalë, të fërguara shkurtë ose të pjekura. Kryesore është llojllojshmëria – të merren lloje të ndryshme.

Lëngje frutash nuk preferohen. Më mirë të konsumohet e tërë pema, ndërsa etja të shuhet me ujë. Lëngjet e frutave paraqesin bur r im i mirë i shumë vitaminave por gjithashtu përmbajnë shumë sheqerna natyrore, ndërsa janë të varf ë r me materie fijëzore.

Çips nga patatet nuk është zgjedhje e mirë, që të konsumohen patate. Çipsi përgatitet në mënyrë të tillë që patatet fërgohen në vaj. Përmban shumë yndyrë dhe kripë, dhe nuk preferohet në ushqimin e rregullt (mundet kohë pas kohe për shembull në ahengje).

Produkte konditore në bazë të pemëve nuk preferohen. Ata përmbajnë shumë sheqer dhe janë të varfura me materie fijëzore. Ndikojnë në zhvillimin e kariesit te fëmijët. Alternativë më e mirë është që fëmijëve t'u ofroni sallatë frutsh të freskët ose të ngrirë.

Para se t'ia jepni fëmijës pemën/zarzavatin, e lani me kujdes. Me këtë do ta zvogëloni rrezikun për kontaminim bakterial.

Ndiqeni stinën. Që të mos e ngarkoni buxhetin familjar, hani pemë dhe perime të stinës (kur është më lirë) dhe mund t'i konservoni ose t'i ngrini për më vonë. Përmbajtja e vitaminave në pemët dhe perimet e përgatitura në këtë mënyrë është e ngjashme me ato të freskëta.

Nga aspekti nutritiv nuk ka dallim mes produkteve organike dhe konvencionale. Nga ju varet se ç'do të zgjidhni.

Mbikqyreni fëmijën tuaj derisa ha. Që të zvogëlohet rreziku për aspirim dhe mbytje, fëmijët e vëgjël duhet të hanë në pozitë të ulur dhe të mbikqyren derisa hanë çfardo ushqimi, duke e përfshirë edhe pemët e grimcuara, perime ose ushqime tjera më pak të forta.

Sugjerime për zemër
Futni perime dhe pemë edhe në zemrat. Mundohuni me ideat që vijojnë:

Kornfleks

Patate të pjekura me lëvore

Palenta shtëpiake

Perime të grimcuara me sos ose me jogurt

Biskota, kulaç me pemë ose perime

Copë nga pemë të ngrira dhe perime

Pemë të miksuara

Specialitete të ndryshme pemësh

Pemë të konservuara

Sallatë frutash

Ku të drejtoheni për këshillë?

Pediatri juaj


Misioni i “shėndeti fėmijėror” / femijetislam.com

Copyright: © Sena Spahiu / Lejohet kopjimi dhe shpërndarja e çdo materiali /