Misioni i shėndeti fėmijėror / femijetislam.com |
SĖMUNJET E FĖMIJĖVE |
Fjala sëmundjet e fëmijëve përfshin shumë sëmundje, nga të cilat mund të sëmuren fëmijët. Sëmundjet më të zakonshme të fëmijëve do të përshkruhen këtu: |
Variēella (skoldkopper) |
Një fëmijë me variçellë mund t’jua ngjisi fëmijëve të tjerë, para se vetë sëmundja të shfaqi shenjat e saj.Kjo ndodh për shkak se duhet të kalojnë të paktën dy javë që kur fëmijës i është ngjitur sëmundja derisa ti shfaqen fshikëza të kuqe nëpër të gjithë trupin. Fëmija mund të ketë temperaturë, dhe fshikëzat e kuqe mund ti kruhen shumë. Fëmija duhet të qëndrojë në shtëpi, derisa koret nga fshikëzat ti kenë rënë, dhe nga plagët e vogla nuk rrjedhin më sekrecione.
|
Sėmundja e pėllėmbės (lussingesyge) |
Lussingesyge kap fëmijët sidomos në moshat midis pesë dhe dymbëdhjetë vjeç. Që nga koha që i ngjitet sëmundja e derisa sëmundja shfaqet, kalojnë rreth dy javë. Sëmundja shfaqet si një skuqje në faqe ( që ngjan si një qëllim me pëllëmbë), në krahë dhe këmbë. Kur gruaja është shtatzanë duhet të mos ti ngjitet kjo sëmundje sepse mund të shkaktoj abort spontan të fetusit. Prandaj institucionet ditore që kanë fëmijë me këtë sëmundje, duhet të lajmërojnë dhe tua bëjnë të ditur të tjerëve.
|
Kolla e mirė (kighoste) |
Kur fëmijës i është ngjitur kolla e mirë kalojnë një deri në dy javë para se sëmundja të shfaqet. Sëmundja shkakton kollitje të gjata , shpesh natën që shoqërohen me një frymëmarrje gërvishtëse dhe ndonjëherë me të vjella. Sëmundja ngjitet kryesisht javën e parë prandaj në këtë periudhë është mirë që fëmija mos të jetë në kontakt me fëmijët e tjerë (sidomos me fëmijë nën moshën një vjeç, sepse te këta sëmundja mund të jetë vdekje prurëse).
|
Ethja e skarlatinės (skarlagensfeber) |
Që kur fëmijës i ngjitet sëmundja derisa sëmundja shfaqet kalojnë tre ditë deri në një javë. Sëmundja shkakton infeksion të grykës, (dhimbje gryke) dhe të skuqura në kofshë dhe nën krahë. Gjuha mund të reagojë gjithashtu duke u bërë e ashpër me njolla dhe e kuqe. Ethja e skarlatinës trajtohet me antibiotikë që ndihmojnë menjëherë. Pas reth tre ditësh të trajtimit me antibiotikë fëmija nuk ja ngjit më sëmundjen të tjerëve.
|
Ethja tre ditore (tredagesfeber) |
Ethja tre ditore kap kryesisht vetëm fëmijët nga gjashtë muajsh deri në tre vjet. Që kur fëmijës i është ngjitur sëmundja derisa sëmundja shfaqet , kalojnë reth dy javë. Sëmundja fillon me një temperaturë të lartë (deri në 40º C). Pas tre ditësh ethja ulet menjëherë, dhe shfaqet një skuqje, që fillon në trup dhe pastaj përhapet nëpër krahë dhe këmbë. Skuqja zhduket kryesisht pas 12 orësh.
|
Sėmundja dorė-kėmbė-gojė (hånd-fod-mund-sygdom) |
Që kur fëmijës i është ngjitur sëmundja derisa sëmundja shfaqet kalojnë dy deri në tre ditë. Sëmundja shfaqet me fshikëza të vogla në gojë, në duar dhe këmbë. Sëmundja shoqërohet gjithashtu me ethe. Fëmija mund tua ngjisë sëmundjen fëmijëve të tjerë sa kohë ka fshikëza në vendet e përmendura më lartë.
|
Vaksinat |
Vaksina – MFR është një vaksinë që e mbron fëmijën nga shytat, rubeola dhe fruthi. Është shumë e rëndësishme që të vaksinohen fëmijët kundra këtyre sëmundjeve sepse të treja sëmundjet në raste të veçanta mund të jenë të rrezikshme. Për shembull shytat mund të shkaktojnë infeksion të cipës së trurit, dhe humbje të të dëgjuarit te fëmija i sëmurë. Te burrat shytat mund të shkaktojnë infeksion në testikujt, dhe si rezultat mund të çoj në sterilitet. Rubeola është e rezikshme për fetusin, dhe prandaj është e rëndësishme qëgratë që dëshirojnë të ngelen shtatzana të vaksinohen kundra kësaj sëmundje. Vaksina nuk lejon që nëna të zhvillojë sëmundjen dhe t’ia ngjisë fëmijës së palindur dhe si rjedhojë rezikon të abortojë fëmijën padashje. Sëmundja e fundit e të tre sëmundjeve që fëmija vaksinohet me vaksinën- MRF, është fruthi. Komplikacionet nga fruthi janë shumë të rënda, pasi 10 nga 100.000 fëmijë vdesin nga sëmundja dhe 40 në 100.000 marrin infeksion në tru e shpesh ngelen me pasoja.
Një vaksinë funksionon në këtë mënyrë, injektohet virus në trup, në mënyrë që trupi i fëmijës të krijojë antitrupat kundra. Virusi që përmban vaksina nuk është virus normal, por një virus i dobësuar, që mund të shkaktojë simptoma që ngjasojnë me sëmundjet por në një formë të butë. Prandaj nuk është as jonormale as e rezikshme që fëmija është pak i sëmurë ditët e para që ka bërë vaksinën. Efekte serioze nga vaksina janë shumë të ralla. Të gjitha vaksinat mund të shkaktojnë temperaturë ose ndonjëherë temperaturë me ethe. Duhet theksuar që komplikacionet nga vaksinat shfaqen më rallë se komplikacionet nga vetë sëmundja. Prandaj është e rëndësishme ta vaksinosh fëmijën me vaksinën- MRF, në mënyrë që të parandalosh sëmundjen e shytave, rubeolës dhe fruthit që e sëmurin fëmijën shumë.
Në Danimarkë të gjithë fëmijëve u ofrohet vaksina-MRF, kur ata kanë mbushur 15 muajsh. Fëmija duhet të vaksinohet përsëri kur mbush 12 vjeç për të pasur efekt të plotë të vaksinës. Kjo ndodh pjesërisht për shkak se disa njerëz nuk krijojnë antitrupa kundra të tre sëmundjeve për herë të parë që ata vaksinohen, dhe pjesërisht sepse në këtë mënyrë sistemi i imunitetit krijojon më shumë antitrupa kundra sëmundjes. Prandaj është e rëndësishme që fëmija të vaksinohet dy herë.
Përveç vaksinës-MRF fëmijëve ju ofrohen dhe vaksina të tjera të ndryshme. Në programin danez të vaksinimit sygjerohet vaksinim kundra gjithsej tetë sëmundjeve infektive. Oferta është fals për të gjithë fëmijët dhe pjesëmarrja në program është e lirë. Ofertat e vaksinave nga shteti jepen për të parandaluar sëmundjet dhe komplikacionet e rrezikshme,dhe më vonë disa nga këto sëmundje mund të zhduket plotësisht. Këto tetë sëmundje janë të ralla në Danimarkë, megjithatë këto sëmundje gjenden akoma në vende të tjera, dhe eksperienca ka treguar që ato mund të shfaqen përsëri nëse ulet numri i të vaksinuarve.
|
Programi danez pėr vaksinimin e fėmijėve tani pėr tani ėshtė kėshtu: |
3 muaj |
Difteri- tetanoz- kollë e mirë- poliomielit dhe meningjit |
5 muaj |
Difteri- tetanoz- kollë e mirë- poliomielit dhe meningjit |
12 muaj |
Difteri- tetanoz- kollë e mirë- poliomielit dhe meningjit |
15 muaj |
Fruth- shyta-rubeola (MFR) |
2 vjeç |
Poliomielit |
3 vjeç |
Poliomielit |
4 vjeç |
Poliomielit |
5 vjeç |
Difteri- tetanoz- kollë e mirë- poliomielit |
12 vjeç |
Fruth- shyta- rubeola (MRF) |
|
Misioni i shėndeti fėmijėror / femijetislam.com |