banner

Misioni i “shėndeti fėmijėror” / femijetislam.com

Sindromi ” femijes se shkundur”

Cfare duhet te dine prinderit?

 

Ky tekst informon për të ashtuquajturin sindrom i “fëmijës së shkundur“ . Eshtë i dedikuar për ata prindër të cilët ndonjëherë në hidhërim e shkundin beben e tyre, duke mos e ditur se me këtë gjë mund t'i shkaktojnë lëndime serioze. Statistika tregon që SHBA, çdo vit rreth 1000 fëmijë vdesin për shkak të fëmijës së shkundur. Në fakt për çfarë bëhet fjalë? Gjatë shkundjes, koka e fëmijës përnjëherë hidhet prapa. Enët e gjakut të kokës, lëndohen lehtë, dhe gjatë një shkundjeje më të fortë mund të lëndohen. Si rezultat, mund të shkaktohet gjakderdhje e brendshme në kafkën e fëmijës. E qartë është, që ju nuk keni ditur që mund të vijë deri te kjo dhe se ju nuk doni ta lëndoni fëmijën tuaj. Por, humbja e vetëkontrollit, të paktën për një çast, mund të jetë shkak që të pendoheni tërë jetën. Si rezultat i gjakosjes fëmija juaj mund të fitojë dëmtime neurologjike, retardacion mental, konvulsione ose verbëri.

Si duhet të reagoni në situatë të ngjashme?

Kur fëmija juaj është i shqetësuar, sigurohuni që janë të plotësuara të gjitha nevojat e tij. E vendosni te karroca e tij dhe dilni të shëtitni, apo e vendosni te ulësja e tij për veturë dhe vozituni me veturë.

Nëse e ndjeni që jeni në fund me durimin dhe me forcat, për shkurt lëreni fëmijën në krevat, derisa të qetësoheni. Kërkoni që partneri juaj ta marrë kujdesin për fëmijën ose kërkoni t'ju ndihmojë dikush tjetër. Thëriteni shoqen tuaj apo ndonjë prej farefisit. Shëtitni pakëz, që të qetësoheni para se t'i ndërmerrni sërish obligimet tuaja.

Mos e shkundni beben. Një çast hidhërimi, mund t'ju kushtojë pendim për tërë jetën. Për të qënë prind, nuk është e lehtë gjithëmonë. Së bashku me të qeshurit, të përqafuarit dhe kënaqësinë, do të ketë dhe lodhje, frustrim dhe padurim. Ndonjëherë brengat dhe problemet janë ato që i drejtojnë duart tuaja nga fëmija. Por duhet ta dini, që ngritja e dorës mbi fëmijën, asnjëherë nuk do t'i zgjedh problemet dhe shpesh mund të shkaktojë probleme të reja.

Te jesh prind i mire eshte e veshtire, por jo e paarritshme.

Ne ato raste kur jeni te acaruar nga probleme te ndryshme, zgjidhja me e mire eshte te lejoni dike tjeter te kujdeset per femijen per pak kohe derisa te qetesoheni. Eshte shume gabim dhe me pasoja si per ju, ashtu edhe per femijen te ushtroni dhune.


Misioni i “shėndeti fėmijėror” / femijetislam.com

Copyright: © Sena Spahiu / Lejohet kopjimi dhe shpërndarja e çdo materiali /