banner

Misioni i “shėndeti fėmijėror” / femijetislam.com

Ushqimi i shpejtė i dėmshėm pėr zemrėn

Cfare duhet te dine prinderit?

 

Studimi në të cilin kanë marrë pjesë 52 shtete, ka treguar se njerëzit që kanë aplikuar "dietën perëndimore" të bazuar në mish, vezë dhe ushqim të shpejtë, janë më të ekspozuar ndaj sulmit në zemër, derisa rreziku ishte shumë më i vogël tek ata që kanë ngrënë pemë dhe perime.
Studimi i ri ka vërtetuar se ushqimi i shpejtë dhe yndyrat shtazore, mund të shkaktojnë sëmundjet e zemrës, posaçërisht sulmin në zemër. Doktori Salim Jusuf me ekipin e ekspertëve nga universiteti 'Mekmaster' në Ontario, ka testuar më shumë se 16.000 pacientë, nga të cilët 5.700 kanë pësuar sulm në zemër.
Të testuarit janë përgjigjur në pyetjet rreth shprehive të ngrënies mes shkurtit të vitit 1999 dhe marsit të vitit 2003, duke plotësuar një udhëzues të detajuar, ndërsa u është marrë edhe mostra e gjakut.
Pas kësaj, të anketuarit janë ndarë në tri grupe. Grupi i parë është quajtur "oriental', për shkak të konsumimit të madh të djathit 'tofu', sojës dhe salcave.
Grupi që ka preferuar ushqimin e fërkuar, është shënjuar si "perëndimor", derisa "të menduarit" ishin personat që kanë konsumuar më së shumti pemë dhe perime.
Personat, ushqimi i të cilëve kryesisht është përbërë nga pemët dhe perimet, ishin deri 30 për qind më pak të ekspozuar ndaj rrezikut nga sulmi në zemër, në krahasim me ata të cilët pak apo hiq i kanë përdorur këto ushqime.
Pjesëtarët e grupit të ashtuquajtur "perëndimor", ishin 35 për qind më të rrezikuar se personat që nuk e preferojnë ushqimin e fërkuar.

Rezultatet e studimit janë të rëndësisë së madhe, sepse studimet e mëhershme, nuk kanë treguar qartë se ky ushqim ishte shkaktar i kësaj sëmundjeje.


Misioni i “shėndeti fėmijėror” / femijetislam.com

Copyright: © Sena Spahiu / Lejohet kopjimi dhe shpërndarja e çdo materiali /