Në moshën tre vjeçare afroje afër vetes kur ti falesh.
Në moshën gjashte vjeçare blej vajzës shami dhe rrobe për mbulesë gjatë namazit, kurse djalit një sexhade.
Në moshën shtate vjeçare lavdëroi ata në prani të tjerëve per namaz, dhe blej dhurata për atë javë që janë falë.
Në moshën tetë vjeçare jepu kurajë që të shkojnë të falen në xhami me xhemat.
Në moshën dhjetë vjeçare tregoju atyre tregime se si duhet rregullisht të falet namazi.
Në moshën njëmbëdhjetë vjeçare rekomando/ udhezo atyre shoqëri të mirë.
Disa gjëra që i bëjnë fëmijët të urrejnë namazin
Ndërprerja e lojës apo shikimit të televizorit kur ai/ajo është i/e koncentruar në to, për të fal namazin, kjo ndikon te fëmija dhe i shkon në mendje se shkaktar i kësaj ndërprerje është namazi.
Shkuarja e prindërve për të fal namaz dhe lërja vet për të luajtur, kështu shqetësohet se nuk ka me kënd të luaj.
Zgjuarja e tyre e hershme për të marr abdes për namazin e sabahut kur ata janë tepër të vegjël.
Dhuna dhe bërtitja për të falë namazin.
Gjërat të cilat i ofrojnë fëmijët për të Falur Namazin
Tubimin e vëllezërve dhe shokëve për tu ushtruar në faljen e namazit.
Bërja e një gostie për atë që e fal namazin rregullisht.