Lidhja e fëmijës me një nga të rriturit që i rrinë pranë, si nëna, babai apo të tjerë, konsiderohet si një nga faktorët e rëndësishëm në zhvillimin emocional tek ata. Kjo lidhje mund të shpjegojë disa sjellje të foshnjës së gjirit, si të qarët, i cili ka për detyrë të sigurëlë kushtet e duhura për plotësimin e nevojave të tij, si ushqimi, ngrohtësia, qetësia etj. Për sa i përket nënës, kjo lidhje shpejgon sjelljet e saj për të plotësuar kërkesat dhe nevojat e foshnjës.
Sa më pozitiv, i sistematik dhe i garantuar të jetë reagimi i nënës për plotësimin e nevojave të foshnjës, aq më tepër rritet tek fëmija ndjenja e sigurisë dhe e besimit për botën që e rrethon. Ai do të rritet në këtë klimë me ndjenjën se dikush kujdeset për të, e mbron dhe i plotëson nevojat që ka.
- Lidhja e fortë formon një fëmijë rezistent
Kur njëri nga prindërit i përgjigjet fëmijës kur ai qan, fëmija do të mësojë se do të marrë atë që i nevojitet, kurdo që t’i nevojitet, do të jetë i qetë për jetën e botën dhe do të mund të besojë tek të tjerët. Kjo do ta ndihmojë fëmijën të jetë i qetë dhe i lumtur.
Mendohet se kjo lidhje e fortë emocionale ndërmjet fëmijës dhe njërit prej prindërve do të ketë efekte të mëdha pozitive përgjatë gjithë jetës. Efektet e saj u vunë re gjatë një studimi për gjendjen e disa fëmijëve të ngjashëm, që kishin kaluar probleme të mëdha në jetën e tyre, por që i kishin përballuar këto probleme me sukse në sajë të kësaj lidhjeje. Po ashtu, është re tek fëmijët që kanë krijuar lidhje të forta me njërin nga prindërit, se kanë një nivel të ndërlikuar loje në moshën dymbëdhjetë vjeçare.
Ky është një tregues i qartë i rëndësisë së rolit të prindërve në krijimin e një klime të pasur me kujdes, afrimitet dhe marrëdhënie pozitive me fëmijët e tyre, gjë që përbën një terren të përshtatshëm për jetën e mëpastajme të fëmijës, duke i shmangur atij shumë probleme të mundshme.
- Besimi tek vetja
Një nga efektet pozitive të kësaj lidhjeje është se, kur fëmija sheh se si kujdesen për të, se si përpiqen për t’ia plotësuar nevojat, merr një ndihmë të madhe që në të ardhmen të arrijë një klimatizim të shëndetshëm shoqëror. Kjo reflektohet në besimin e tij tek vetja dhe tek të tjerët.
- Lidhja me prindërit gjeneron sjellje të mira ndaj tyre
Pa dyshim se fëmija që ndien këtë gradë të lartë sigurie, do ta vlerësojë si duhet këtë marrëdhënie që e lidh prindërit, do ta vlerësojë si duhet kujdesin e tyre ndaj tij, prandaj do të ngulmojë në vazhdimësinë e kësaj lidhjeje pozitive dhe do t’i përshtatet dëshirave të prindërve të vet me një sjellje shoqërore të pranueshme.
- Mënyrat dhe mjetet për zhvillimin e një marrëdhënieje emocionale me fëmijët
Për të krijuar një marrëdhënie të tillë të fuqishme, të rriturit duhet t’u përgjigjen shpejt, me dashuri dhe qetësi nevojave dhe thirrjeve të foshnjes. Ata duhet të kalojnë kohë me fëmijët e tyre duke folur e luajtur me ta, duke i përkëdhelur, përqafuar, ushqyer, puthur e kënduar atyre. Në jetëshkrimin e Profetit Muhamed, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të, ne gjejmë një shembull të shkëlqyer për këtë rast. Një ditë i erdhi për vizitë në Medinë një beduin, i cili u habit kur pa Profetin, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të, të puthte një nga nipërit e vet dhe i tha se ai kishte dhjetë fëmijë dhe s’kishte puthur asnjërin prej tyre. Atëherë Profeti, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të, e pa me habi dhe tha: “Kush nuk i mëshiron të tjerët, nuk mëshirohet”. Sa do të doja personalisht sa herë e lexoj këtë hadith, që t’i dija fatin e atyre të dhjetëve, që ishin privuar për vite me radhë nga ky kujdes emocional i babait të tyre!
|