banner
Marketing
Faqe e pavarur

FËMIJËT DHE PRINDËRIT

Islami mbron gjenezën - familjare


Fëmija është fryt i babait të vet dhe bartës i karakteristikave të tij. Gjatë jetës së tij, fëmija është kënaqësi e syve të tij, si dhe pas vdekjes së tij, fëmija është vazhdim i ekzistimit dhe reprezentues i pavdekshmërisë së tij. Ai i trashëgon cilësitë dhe atributet e babait, ashtu siç i trashëgon karakteristikat dhe veçoritë pozitive e negative, të mira e të këqija. Fëmija është pjesë e zemrës së babait dhe e trupit të tij. Për këtë shkak, Zoti ndalon kurvërinë dhe obligon martesën për ta ruajtur rrjedhën e të mos përzihen spermat, ngase do të ishte e pamundshme njohja e babait të vërtetë të fëmijës, apo prindi t'i njohë vajzat dhe djemtë e vet!.
Martesa e kufizon gruan me një burrë dhe asaj  i ndalohet ta tradhtojë ose të mbjell diçka që është e tjetërkujt. Kështu, të gjithë fëmijët që i lindë në shtratin bashkëshortor, konsiderohen fëmijë të burrit të saj pa deklarata të hapta nga babai ose nga nëna. Pejgamberi a. s. thotë:
"Fëmija është i shtratit". (Transmetim unanim)


Ndalohet mohimi i atësisë


Nuk i lejohet burrit ta mohojë rrjedhën e fëmijës që e lindë gruaja në shtratin e tij përderisa janë ende të martuar njëri me tjetrin. Mohimi i tillë mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe turp të madh për gruan dhe fëmijën. Pra, nuk i lejohet atij të dyshojë haptazi, të japë gjykim të shpejtë ose të shpifë thashetheme ofenduese.
Në qoftë se është i bindur se gruaja e ka tradhtuar, edhe atë me argumente të plota dhe fakte të pamohueshme, atëherë sheriati Islam  nuk lejon ta rritë atë që mendon se nuk është i tij dhe t'ia lë trashëgiminë atij, ose, më së paku, nuk e lë të dyshojë tërë jetën. Sheriati në këtë rast ia cakton zgjedhjen që në lëndën e fikhut quhet li'ân. Nëse ndokush është i bindur ose ka dyshim të madh se gruaja e tij ka lindë fëmijën e tjetërkujt por nuk ka argumente, atëherë i lejohet ngritja e proçesit në gjyq dhe gjykatësi ta zbulojë të vërtetën. Kjo çështje në Kur'an potencohet kështu:
"Ndërsa ata të cilët shpifin për gratë e veta dhe nuk kanë dëshmitarë tjetër përveç vetes, dëshmimi i çdonjërit prej tyre është: të betohet katër herë në All-Ilahun se e thotë të vërtetën. Hera e pestë e betimit është: mallkimi i All-Ilahut qoftë mbi të nëse ai gënjen. E nga ajo (nga gruaja për të cilën është shpifur) largohet dënimi, nëse katër herë betohet në All-Ilahu  se ai (shpifësi) gënjen. Hera e pestë e betimit duhet të jetë që ta godasë hidhërimi i All-Ilahut atë (gruan) nëse ai ka thënë të vërtetën." (Nûr, 6-9)
Në këtë rast, dy bashkëshortët do të ndahen përgjithmonë dhe fëmija i jepet nënës.


Adoptimi është I ndaluar në Islam


Meqë babait nuk i lejohet mohimi i rrjedhës së fëmijës nga shtrati i tij, atij gjithashtu nuk i lejohet ta adoptojë fëmijën që nuk është prej rrjedhës së tij. Arabët e perjudhës paraislame dhe popujt tjerë historikisht kanë qenë të njohur me adoptimin e fëmijëve në rrjedhat e tyre. Burri ka patur të drejtë ta adoptojë fëmijën që e ka dashur, ta pranojë haptazi dhe ta bëjë anëtar të familjes së vet me të drejta të plota. Ky fëmijë i adoptuar pastaj e ka marrë emrin e familjes dhe i ka gëzuar të gjitha të drejtat e saj. Ky akt i tillë nuk e ka penguar fëmijën e adoptuar që të ketë prind dhe prejardhje të njohur.
Kur u paraqit Islami, adoptimi ishte i përhapur në shoqërinë arabe, bile edhe vetë Pejgamberi a.s. e kishte adoptuar Zejd ibn Thabitin gjatë periudhës paraislame. Zejdi ishte djalë arab i zënë rob në një luftë të arabëve në periudhën e xhahilijetit, pastaj i blerë nga Hakim ibn Hazzami për hallën e tij Hatixhen. Kur ajo u martua me Pejgamberin, ia dhuroi Pejgamberit a. s., dhe më vonë, kur babai dhe xhaxhai i tij e gjejnë vendqëndrimin e tij e kërkojnë prej Pejgamberit a.s., i cili i jep liri të plotë për vendosje, mirëpo ai e zgjedhë Pejgamberin a.s. e jo babain dhe xhaxhain e vet. Për këtë shkak, Pejgamberi a.s. e liron dhe e adopton me deklarim publik para popullit.  Prej kësaj kohe, ai njihet si Zejd ibn Muhammed dhe ishte i pari prej robërve, e që i besuan (Islamit).
Çfarë qëndrimi kishte Islami ndaj këtij rregullimi paraislam. Sipas Islamit, adoptimi failsifikon natyrën dhe realitetin, bën që individi i huaj të hyjë në familje e të jetojë në mesin e grave të cilat janë të ndaluara dhe të huaja për të. Gruaja e burrit që adopton nuk është as nënë, as motër e as hallë e tij ..., dhe kiyesisht fëmija i adoptuar është i huaj për të gjithë.
Ky fëmijë i adoptuar, në të cilin  thirren burri e gruaja se është bir i tyre, ka të drejtë trashëgëmie e në anën tjetër, u  pengon të afërmve të vërtetë që e meritojnë trashiëgiminë. Shumëherë të afërmit e vërtetë kanë xhelozi ndaj këtij të huaji që hvn në familje dhe i grabit të drejtat e tyre, dhe kështu paraqet pengesë midis tyre. Ka raste të shumta kur xhelozia e tillë grafulloni ndez zjarrin e fitneve dhe i shkatërron marrëdhëniet familjare!  Për këtë shkak Kur'ani e ndaloi këtë sistem paraislam, e bëri haram në përgjithësi dhe i zhduki të gjitha gjurmët e tij:
"Nuk ua bëri djem tuaj të adoptuarit tuaj. Këto janë vetëm thënie tuaja që i shiqptoni me gojët tuaja, e All-Ilahu e thotë atë që është realitet, dhe i udhëzon në rrugë të drejtë. Ju thirrni (mbështetni) ata në etërit e vërtetë të tyre, kjo është më e drejtë te All-Ilahu, e nëse nuk i dini etërit e tyre, atëherë ata janë vëIlezërit tuaj dhe të afërmit tuaj në fe". (Àh'zâb, 4-5)
Nga fjalët e shkëlqyera. "Nuk ua bëri djem tuaj të adoptuarit tuaj" nënkuptojmë se adoptimi është deklarim i zbrazët që s'ka lidhje me realitetin objektiv. Deklarimi gojor nuk i ndryshon të vërtetat e as realitetin, nuk e bën të huajin të afërt e as nuk i ofron rrjedhë origjinale dhe nuk e bën të adoptuarin fëmijë të juajin. Ky deklarim ose çfarëdo qoftë fjalimi simbolik nuk mundet që gjakun e dikujt ta fusë në dejtë e djalit të adoptuar. Gjaku i të adoptuarit nuk zgjon në zemrën e njeriut dashurinë prindore, në zemrën e fëmijës nuk ka ndienja birërore "filiale", nuk i trashëgon karakteristikat e virtytet e as atributet fizike, intelektuale e psikike të prindit.
Islami ndaloi çdo gjë që fitonte i adoptuari, gjegjësisht ndaloi trashëgiminë por, nga ana tjetër, lejoi martesën me gruan e të adoptuarit.
Në trashëgimi, Kur'ani  vlerëson vetëm lidhjet e gjakut, të martesës dhe të familjes së vërtetë:
"E farefisi ka më shumë përparësi ndaj njëri-tjetrit..." (Enfâl, 75)
Sa i përket martesës, në Kur'an potencohet se iidalohet me gratë e fëmijëve të vërtetë e jo të të adoptuarve:
"Dhe gratë e bijve tuaj që janë të lindjes suaj!" (Nisâ, 23)
Njeriut i lejohet martesa me gruan e djalit të adoptuar ngase ajo është grua e njeriut të huaj; nëse shkurorëzohet, ka të drejtë ta martojë.


Shembulli praktik i anulimit të adoptimit legal


Kjo çështje nuk ishte e lehtë për njerëzit, ngase adoptimi ishte sistem shoqëror i rrënjosur thellë në jetën e arabëve. Urtësia e Zotit ndikoi që gjurmët e tij të mos zhduken vetëm me fjalë por edhe me vepër. Urtësia hyjnore, për këtë detyrë zgjodhi vetë Pejgamberin e Zotit me qëllim që të zhdukë dyshimin dhe t'i largojë vështirësitë që i kishin besimtarët në lejimin e martesës së të shkurorëzuarave të të adoptuarve, si dhe t'i bindë se hallall është ajo që e lejon Zoti e haram ajo që e ndalon Zoti. Zejd ibn Thabiti, i cili njihej me ernrin Zejd ibn Muhammed,  ishte i martuar me Zejneb bint Xhahshin, kushërirë e Pejgamberit a.s.  Kur u shtuan ankesat e Zejdit nga gruaja e tij, Pejgamberi a.s. i informuar nga ana hyjnore, e dinte se Zejdi do ta lëshoje dhe se vetë ai do të martohet me të pas shkurorëzimit, mirëpo dobësia njerëzore ndikoi në të sepse kishte frikë se do të baIlfaqohej me nijerëzit.
Çdo herë që i ankohej Zejdi, i thoshte:
"Mbaje gruan dhe frikohu prej Zotit!".  Në këtë rast u shpall ajeti i Kur'anit i cili e qortoi Pejgamberin a.s. dhe në të njëjtën kohë i dha kurajo që të ballafaqohej me shoqërinë nëpërmjet shkatërrimit të gjurmëve që kishin mbetur nga ky sistem i vjetër dhe imitim i rrënjosur, që pengonte njeriun të martohej me gruan e të adoptuarit të vet.
Zoti i Madhëruar thotë:
"(Përkujto) kur i the atij që All-Ilahu e kishte shpërblyer (me besim) e edhe ti i pate bërë mirë: "Mbaje bashkëshorten tënde dhe ki frikë nga Zoti!", e ti  mbaje fshehtë në veten tënde atë që All-llahu do ta zbulojë dhe u frikësohesh njerëzve, por më e drejtë është që t'i frikësohesh All-llahut. E pasi që Zejdi e kishte vendosur atë që kishte menduar ndaj saj, Ne ta kurorëzuam atë, e për të mos patur besimtarët vështirësi (mëkat) në martesën me gratë e të adoptuarve të tvre, kur ata heqin dorë prej tyre. E vendimi i All-Ilahu është i kryer! (Ah'zâb, 3-7)
Pastaj vazhdon Kur'ani dhe e mbron Pejgamberin, konfirmon lejimin e martesës së tillë dhe zhduk vështirësinë:
"Pejgarnberit nuk i përket qortimi për atë që All-Ilahu e ngarkoi me të. Ky ishte ligj i All-Ilahut edhe ndër ata që ishin më parë, e urdhri i All-Ilahut është vendim i kryer. (Ligjl i All-Ilahut ndër). Ata të cilët i kumtojnë shpalljet e AIl-Ilahut, i frikësohen vetëm All-Ilahut e askujt tjetër pos Tij, e All-Ilahu është i denjë të jetë Ilogaritës. Muhammedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj por ai është i dërguari i All-Ilahut dhe vulë e të gjithë pejgamberëv, e All-Ilahu është i dijshëm për çdo gjë". (Ah'zab, 38-40)


Adoptimi për rritje dhe kujdes


Ky ėshtė adoptimi tė cilin e zhduku Islami dhe i cili prezentonte pranimin e fėmijės si fėmijė (nga gjaku) i vėrtetė; edhe pse ishte i tjetėrkujt i bashkangjitej rrjedhės dhe familjes. Kėshtu, njeriu ia jepte tė gjitha tė drejtat birėrore, e lejonte tė jetojė bashkėrisht nė familje, me ndalimin e martesės dhe tė drejtat pėr tė fituar trashėgimi. Ekziston njė Iloj i njerėzve qė e quajnė "adoptim" por ai nuk ėshtė i ndaluar nga Islami. Adoptimi i tillė ka tė bėjė me pranimin e jetimit ose tė tė braktisurit, konsiderirnin e tij si fėmijė i vėrtetė. Njeriu e merr fėmijėn e tillė pėr ta rritur e edukuar. Kėshtu, ai i jep vendbanim, e ushqen, e veshė, e mėson dhe e trajton si fėmijė tė vetin por jo edhe si fėmijė tė vėrtetė tė vetin. Parimet birėrore (filiale), tė cekura pak mė parė, nuk vlejnė pėr kėtė Iloj adoptimi. Feja e Zotit lavdėron gjestin e tillė dhe njeriun e tillė e shpėrblen me xhennet. Pejgamberi a.s. thotė: "Unė dhe mbajtėsi i jetimit jemi nė xhennet si kėta dy gishta (i ka ngritur gishtin tregues dhe atė tė mesėm)." (Transmetim i Buhariut, Ebu Davudit dhe Tirmidhiut.) Edhe fėmija i braktisur trajtohet si jetimi. Kėtij mė sė tepėrmi i pėrshtatet emri "udhėtar", prandaj Islami urdhėron tė kihet kujdes ndaj tij. Nė qoftė se njeriu nuk ka pasardhės, atėherė i lejohet t'i dhurojė fėmijės sė tillė diēka nga pasuria e vet, eventualisht gjatė jetės sė tij ose tė lė porosinė pėr njė tė tretėn e pasurisė para vdekjes.

Mbarësimi artificial


Islami ndalon kurvërinë dhe adoptimin për ta mbrojtur rrjedhën ashtu siç ndalon edhe mbarësim artificial në rast se realizohet me spermën e huaj. Profesori i njohur Shejh Sholtuti thotë: "Në këtë rast bëhet krim i madh dhe mëkat i papërshkruar, si dhe akti i tillë i ngjanë kurvërisë ngase kanë esencë të barabartë dhe rezultat të përbashkët;  kryesisht merret sperma e njeriut të huaj dhe futet në trupin e gruas pa patur lidhje ligjore e kurorëzim, që i mbron ligji natyror dhe sheriti qiellor. Sikur të mos ishte shkalla e këtij krimi pak më e ulët do të aplikohej dënimi për kurvërinë, ashtu siç e përshkruan sheriati i inspiruar hyjnor.
Nëse mbarësimi bëhet me spermë të njeriut të huaj, atëherë, pa dyshim ky akt konsiderohet krim më i madh dhe më i keq se adoptimi. Fëmija nga mbarësimi artificial është sikur adoptimi i cili fut element të huaj në rrjedhë. Mbarësimi i tillë gjithashtu barbarëzohet me kurvëri, të cilën e refuzojnë ligjet hyjnore dhe ndërgjegjja e njeriut të virtytshëm, ngase në këtë mënyrë njeriu bie në nivel të shtazëve ku nuk ka ndjenja për lidhje fisnike shoqërore". (Shiko Fetave, Shejh Sheltut, f. 300.)


Ngarkimi i fëmijës ndokujt tjetër përveç babait konsiderohet mallkim


Islami ndalon babain të mohojë rrjedhën e fëmijës së vet pa kurrfarë shkaku, ashtu siç ndalon edhe t'ia ngarkojë ndokujt tjetër.  Këtë akt Pejgamberi a.s. e konsideron mëkat të madh që meriton mallkimin nga Krijuesi dhe krijesat. Aliu r.a. ka lexuar në minber një hadith të Pejgamberit që thotë:
"Ai që ia ngarkon veten ndokujt tjetër përveç babait të vet dhe robi që ia ngarkoi veten ndokujt tjetër përveç pronarëve të tij të vërtetëjanë të mallkuar nga Zoti, engjëjt dhe mbarë njerëzimi, dhe prej tyre nuk do të pranohet pendimi dhe lirimi i tyre Ditën e gjykimit". (Transmetim unanim.)
Sa'd ibn Ebi Vekkasi transmetoi se Pejgamberi a.s. ka thënë:
"Xheneti  ndalohet për atë që ia ngarkon veten ndokujt tjetër me vetëdije se nuk është babai i tij". (Transmetim unanim.)


Mos i vritni fëmijet tuaj


Meqë Islami e mbron në këtë mënyrë rrjedhën, gjithashtu cakton edhe të drejtat prindërore dhe birërore për fëmijën dhe prindin. Fëmija ka të drejtë jete dhe asnjë baba ose nënë nuk ka të drejtë ta vrasë fëmijën ose ta mbysë të gjallë, ashtu siç vepronin arabët në periudhën paraislame, ngase si djal. ashtu edhe vajza kanë trajtim të njëjtë. Zoti i Madhëruar thotë:

"Mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë, se Ne ua sigurojmë furnizimin tuaj, e mbytja e tyre është mëkat i madh". (Isrâ, 31)
"Dhe kur të pyeten ato vajza të varrosura të gjalla, për çfarë mëkati janë mbytur?" (Tekvîr, 8, 9)
Islami e ndalon këtë akt barbar në mënyrë kategrike ngase është krim i qëllimtë dhe armiqësi kundër qenies së dobët pa marrë para sysh faktorin shtytës, qoftë ekonomik si psh. frika nga varfëria e furnzimit, ose joekonomik, si p.sh. vrasja e vajzës prej frikës nga nderi. Kur është pyetur Pejgamberi a.s. se cili mëkat është më i madh, ai është përgjigjur:
"T'i përshkruhet hyjnia ndokujt tjetër përveç All-llahut, i cili të krijoi!" Kur vazhdojnë dhe e pyesin përsëri për mëkatin tjetër më të madh, ai u thotë: "Të vrasësh fëmijën tënd nga frika se do ta ndashë ushqimin tënd me të". (Transmetim unanim.)
Pejgamberi kërkonte premtimin e grave dhe të burrave se nuk do të bëjnë një krim të tillë:

"Se nuk do t'i shoqërojnë asnjë send All-Ilahut, se nuk do të vjedhin; se nuk do të bëjnë kurvëri, se nuk do t'i mbysin fëmijët e tyre." (Mumtehine, 12)

E drejta e prindit ndaj fëmijës është që ta emërojë me emër të mirë, e jo me ndonjë emër që do ta dëmtojë kur të rritet. I ndalohet ta quaj me ndonjë emër që prezenton robërinë ndaj ndokujt tjetër përveç All-Ilahut, si p.sh. Abdun-nebi (robi i Pejgamberit) ose Abdul-mesih (robi i Isait) etj.
Fëmija gëzon të drejtën e rritjes, zhvillimit, edukirnit dhe fumizimit. Pra, prindërve nuk u lejohet t'i lënë pasdore ose t'i abrogojnë të drejtat e tilla të fëmijëve.
Pejgamberi a.s. thotë: "Të gjithë jeni baritij dhe të gjithë përgjigjeni për kopetë tuaja!". (Transmetim unanim.)
"Për njeriun është mëkat të humbë kujdesin ndaj atij që varet prej tij." (Transmetim i Ebu Davudit, Nesaiut dhe Hakimit.)
"Zoti do ta marrë në përgjegjësi çdo bari për kopenë e tij, të mbrojtur apo të humbur, derisa do ta pyesë edhe njeriun për anëtarët e familjes së tij". (Transmetim i Muslimit, Ahmedit dhe Ebu Davudit.)


Trijtimi i barabartë i fëmijëve


Prindi duhet të ketë trajtim të barabartë ndaj të gjithë fëmijëve, posaçërisht kur bëhet fjalë për dhënien e dhuratave. Atij gjithashtu i ndalohet që disa fëmijë t'i favorizojë me dhurata e disa jo pa ndonjë arsye valide, ngase në këtë mënyrë lind xhelozia, e cila mund të shkaktojë armiqësi dhe urrejtje midis tyre. E njëjta gjë vlen edhe për nënën. Pejgamberi a.s. thotë:
"Veproni drejt me fëmijët tuaj! Veproni drejt me fëmijët tuaj! Veproni drejt me fëmijët tuaj!" (Transmetim i Ebu Davudit.)
Gruaja e Beshir ibn Sa'd El-Ensarit ka dëshmuar që fëmijës së saj Nu'man ibn Beshirit t'i dhurojë diçka specifike, si p.sh. kopsht ose skllav, dhe kështu, ka kërkuar prej burrit të saj të shkojë e ta pyesë Pejgamberiii a.s.. Kur ka shkuar te Pejgamberi, i ka thënë:
"O i dërguari i Zotit, gruaja ime kërkon prej meje që t'i dhuroj fëmijës së saj një skllav!" Pejgamberi a.s. e ka pyetur: "A ka fëmija vëllezër?" Kur i është përgjigjur se ka, atëherë e ka pyetur: "A ju ke dhënë edhe atyre diçka të tillë?" Kur i përgjigjet se jo, atëherë i thotë: "Kjo nuk është korrekte, e unë mund të dëshmoj velëm të drejtën!" (Transmetim i Buhariut dhe Muslimit.)  
Sipas transmetimeve tjera ai ka thënë:
"Mos lyp prej meje të dëshmoj të pavërtetën. Fëmmijët duhet të kenë trajtim të barabartë ashtu siç është e drejta e tyre që ty të të krenojnë! "
"Kini frikë prej Zotit dhe trajtoni fëmijët me drejtësi të barabartë!" (Transmetim i Ahmedit, Nesaiut dhe Ebu Davudit.)
Sipas imam Ahmedit, lejohet favorizimi i arsyeshëm, në qoftë se fëmija është i hendikepuar. (El-Mugni, vëll. 5, f. 605.)


Respektimi i parimeve të Zotit në trashëgimi


Kur bëhet fjalë për trashëgiminë, gjithashtu i ndalohet prindi-t bëjë dallime midis fènùjëve. Atij i ndalobet që t'i shmangë vajzat ose fëmijët e gruas që s'është favorite me të. Gjithashtu edhe të afërmit iiuk i lejohet ta largojë të afërnùn që meriton trashëgiminë, edhe atë nëpërmjet ndonjë tradhtie. Trashëgiminë Zoti e ka caktuar me diturinë, drejtësinë dhe urtësinë e vet; secilit ia ka caktuar pjesën që e meriton, dhe kërkon prej njerëzve që t'i respektojnë rregullat e tilla.
Ai që e kundërshton këtë sistem dhe ndarjen e tillë ai ka dyshuar në Zotin e tij!
Në tre ajete të Kur'anit Zoti thekson çështjen e trashëginùsë: në fund të ajetit të parë thotë:
"Ju nuk dini se kush është më afër dobisë suaj, prindërit tuaj ose fëmijët tuaj. (Ky përcaktim është) urdhër nga All-Ilahu. Vërtet, All-Ilahu është më i dijshmi, më i urti. (Nisâ, 11)


Në fund të ajetit të dytë thotë:


"E duke mos dëmtuar (trashëguesit). Ky përcaktim është porosi prei All-Ilahut. All-Ilahu është i gjithëdijshëm, jo i ngutshëm. Këto janë (dispozita) të caktuara prei All-Ilahut. Kush i bindet All-llahut (urdhrave të Tij) dhe Të dërguarit të Tij, atë e dërgon në xhennete nën të cilët burojnë lumenj. Aty do të jenë përgjithmonë. E ky është shpëtim i madh! (Kisâ, i2-13)
Në fund të ajetit të tretë thotë:
"All-Ilahu ua sqaron, ashtu që të mos humbni. All-Ilahu di për çdo send". (Nisea, 176)
"Kush devijon nga ajo që ka caktuar Zoti për trashëgiminë, largohet nga e drejta të cilën e ka sqaruar Zoti, i kundërshton parimet e Zotit të Madhëruar, dhe le të presë dënimin nga Zoti me zjarr të përhershëm dhe me dënim të-rëndë". (Nisâ, 14)


Mosrespektimi i prindërve është mëkat i madh


Fëmija obligobet që të ketë sjellje të mira dhe t'i respektojë e t'i nderojë prindërit e vet.
Respektimi i prindërve është instinkt natyror që duhet të përforcohet me vepra të matura e të sinqerta. Më tepër potencohen obligimet e fëmijëve ndaj nënës për shkak të mundimeve që përjeton ajo gjatë shtatzënisë, lindjes, gjidhënjes dhe kujdesit për rritjen e tij. Në këtë kontekst, Zoti i Madhëruar thotë:
"Ne e urdhëruam njeriun t'u bëjë mirë prindërve të vët, ngase nëna e vet me mundim e barti dhe me vështirësi e lindi, e bartja e tij dhe gjidhënia e tij zgjat tridhjetë muaj". (Ahkâf, 15)
Një njeri ka slikuar te Pejgamberi a.s. dhe e ka pyetur: "Kush e meriton më së shumti shoqërimin tim?" Pejgamberi i është përgjigjur tri herë "nëna yte", e të katërtën herë i thotë: "babai yt". (Transmetim unanim.)
Mosrespektimin e prindërve Pejgamberi e konsideron mëkat të madh dhe e radhit menjëherë pas shirkut në Zotin e Madhëruar, ashtu siç potencohet edhe në Kur'an.
Në një transmetim të Buhariut dhe Muslimit thuhet:
"A t'ju informoj për tri gjëra që janë mëkate të mëdha?"  Kur i thanë se po, atëherë ai ju tha: "Shirku në Zotin e Madhëruar, mosrespektimi i prindërve", dhe meqë ishte i mbështetur, ulet dhe vazhdon: "... gënjeshtra dhe dëshmia e rrejshme".
Pejgamberi a.s. thotë:
"Tre persona nuk hyjnë në xhennet: mosrespektuesi i prindërve, kodoshi dhe gruaja që i imiton meshkujt". (Transmetim i Nisaut, i Bezzarit me sened të mirë dhe Hakimit.)
Në një hadith tjetër thotë:
"Të gjitha mëkatet Zoti i vonon aq sa të dojë deri në Ditën e gjykimit përveç të mosrespektuesit të prindërve, ia shpejton (dënimin) gjatë jetës para vdekjes". (Transmetim i Hakimit me sened sahih.)

Zoti xh.sh. porosit kujdesin ndaj prindërve kur të bëhen të moshuar, kur të dobësohen dhe kur të kenë nevojë për ndihmë. Në këtë kontekst, Kur'ani thotë:

"Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetërkënd pos Tii, dhe të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka zënë pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as "of" e as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, por thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese). Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: "Zoti im, mëshiroi ata dy sikurse më edukuan mua kur isha i vogël". (Isrâ, 23-24)

Kur komentuesit e sqarojnë këtë ajet, thonë: "Sikur Zoti të dinte diçka më të ulët se uf, sa i përket respektit ndaj prindërve, do ta ndalonte edhe atë!"


Ofendimi i prindërve është mëkat i madh


Pejgamberi a.s. jo vetëm që e ndalon ofendimin e prindërve por e konsideron edhe mëkat të madh. Në këtë kontekst, ai thotë:
"Mëkati më i madh është kur njeriu i mallkon prindërit e vet". Njerëzit u habitën nga njeriu i mençur e besimtar se si mund t'i mallkojë prindërit kur ata e sollën në jetë, dhe i thanë Pejgamberit. "Si mund njeriu t'i mallkojë prindërit e vet? Ai u përgjigj dhe u tha: "Ai ofendon (shan) prindin e ndokujt tjetër e tjetri ofendon prindin e tij, dhe ai ofendon nënën e ndokujt tjetër, e tjetri ofendon nënën e tij". (Transmetim unanim.)

ç'ndodh me atë që i ofendon (shanë) në fytyrë?!

Voluntarizmi  për xhihad pa lejen e prindërve nuk lejohet


Për ta mbrojtur Islaimi pëlqimin e prindërve, ndalon fëmijën që të përcaktohet vullentarisht për xhihad pa lejen e prindërve, edhe pse xhihadi në rrugë të Zotit, sipas Islamit, ka vlerë më të madhe se lutësi i natës dhe agjëruesi i ditës.
Abdull-llah ibn Amër Ibn Asi transmeton se një njeri ka shkuar te Pejgamberi a.s. për të marrë leje për xhihad, dhe Pejgamberi e ka pyetur: "A i ke të gjallë prindërit?". Kur i thotë se po, atëherë Pejgamberi i thotë: "Xhihadi yt është në shërbimin e tyre!". (Transmetim unanim.)
Sipas një transmetimi tjetër thuhet se një njeri ka shkuar te Pejgamberi a.s. dhe i ka thënë: "Të jap për hixhret dhe xhihad me qëlllm që ta fitoj shpërblimin nga Zoti!" Pejgamberi a.s. e ka pyetur: "A i ke të gjallë prindërit?" Kur i përgjigjet se i ka të dy të gjallë, i thotë: "A kërkon shpërblim prej Zotit?" Kur i përgjigjet se po, atëherë i thotë: "Kthehu te prindërit dhe shoqëroi me mirësi! " (Transmetim i Muslimit.)
Ndërkaq në një transmetim tjetër thuhet:
"Ka shkuar një njeri te Pejgamberi a.s. dhe i ka thënë: "Kam ardhur të ta jap besën për hixhret, por i kam lënë prindërit në vaj!"  Në atë rast, Pejgamberi a.s. i ka thënë: "Shko dhe bëri të qeshin ashtu siç i bëre të qajnë!" (Transmetim i Buhariut dhe i të tjerëve.)
Nga Ebu Sa'di transmetohet se një jemenas ka emigruar te Pejgamberi a.s. i cili e ka pyetur:
"A ke lënë ndokënd në Jemen ? Kur i thotë se i ka lënë dy prindërit e tij, e pyet: "A të kanë dhënë leje?" Kur i thotë se jo, atëherë Pejgamberi i thotë: "Shko dhe merr leje prej tyre, e nëse të lejojnë, shko për xhihad, nëse jo, atëherë vepro mirë me ta". (Transmetim i Ebu Davudit.)


Prindërit  idhujtarë


Më e bukura e Islamit rreth prindërve është ndalimi i mosrespektimit të tyre, qofshin edhe idhujtarë e pabesimtarë, bile qofshin edhe aq ekstremistë saqë orvaten ta largojnë fëmijën e tyre musliman nga Islami. Në këtë kontekst, Zoti i Madhëruar thotë:
"Të jeshë mirëniohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, sepse vetëm tek Unë është kthimi juaj. E nëse ata të dy tentojnë që të më përshkruash Mua shok, për çka t'i nuk ke kurrfarë argumenti, atëherë mos i respekto ata, po në çështjet e jetës së kësaj bote do të keshë mirëkuptim ndaj tyre, e ti ndiqe rrugën e atij që është i kthyer nga Unë, pastaj kthimi juaj është tek Unë, e Unë do t' u njoftoj për atë që keni punuar." (Llukmân, 14-15)
Me këto dy ajete muslimani urdhërohet që të mos i dëgjojë për atë që e urdhërojnë që ta bëjë, ngase krijesa nuk respekton mëkatin kundër Krijuesit, i cili mëkat është më i madh se shirku ndaj Zotit? Në anën tjetër, ai urdhërohet t'i respektojë e të sillet mirë me ta në çështjet e kësaj bote por pa rënë nën ndikimin e tyre në besimin e tij. Ai duhet ta përcjellë rrugën e besimtarëve mirëbërës që i mbështeten Zotit, ndërsa çështjen e prindërve të vet ia lë Gjykatësit më të drejtë, atëherë kur prindërit nuk do të mund t'i ndihmojnë fëmijës e as fëmija prindërve të vet.
De facto, ky është kulmi i tolerancës që s'mund të krahasohet me fetë tjera !


horizonti.com

Copyright: © Sena Spahiu / Lejohet kopjimi dhe shpërndarja e çdo materiali /