Secili prind, pa dyshim deshiron qe femiu i tij te jete i shkelqyeshem ne shkolle, i jep shprese dhe i premton se do t’ia plotesoj deshirat nese i kalon me sukses provimet, ndersa e qorton dhe kercenon nese nuk i kalon ato.
Shpesh me lutje I drejtohet Allahut per sukses te femiut te vet duke e bere stabil e mendjemprehte. E tere kjo eshte nje ndjenje e natyrshme e kultivuar te secili njeri.
Por, ti baba qe rrezaton me dashuri dhe ndjenja, brengosesh shume per shkollimin e femiut tend, per ardhmerine e tij ne kete bote kaluese. Ndjene pergjegjesi per femiun tend, por a thua brengosesh edhe per cfare do behet me ate pas vdekjes se tij, ashtu sic po brengosesh per qetesine dhe lumturine e tij ne jeten e kesaj bote?! Brenga jote, i dashur baba, i eshte perkushtuar diturise se kesaj bote kalimtare, ndersa ke anashkaluar boten tjeter qe eshte e perhershme. Je preokupuar rreth femiut, rreth kreacionit te lumturise se tij me te mire ndersa ke lene anash jeten e tij pas vdekjes. Ia nderton shtepine prej betoni, ndersa ia menjanon pallatet e Ahiretit me margaritare, smerald dhe koral.
Anon, shpreson… per me te miren e mundshme qe djali nje dite te behet mjek ose inxhinier, pilot ose ushtarak e te ngjashme. O Zot i dashur, po te gjitha keto deshira jane te lidhura per kete bote! Perpjekje dhe lufte per kete bote kaluese, ndersa anashkalim te Ahiretit. Dua te theksoj, se kjo per te cilen po flase nuk eshte nje rast i rralle, perkundrazi, kjo eshte me shumicen e njerezve. Ju pergatitni, punoni, i kushtoni vemendje edukates trupore te femijeve, ndersa anashkaloni edukaten shpirterore te tyre, me te cilen do te jene te lumtur ne kete dhe ne boten tjeter. Kjo eshte nje e vertet baba i dashur, dhe kete do ta argumentoj.
Paramendoje sikur femiu i juaj te jete vonuar ne provim. Si do te shprehej tek ti dhe ndjenjat tuaja nje vonese e tille? Athua do te mungonte perpjekja juaj per te fituar ne kohe ne menyre qe femiu te arrij ne provim? Athua nuk do te flesh edhe gjysme i zgjuar, vetem per te mos u perseritur i njejti gabim ne provimin tjeter? Pergjigja na detyron vetvetiu te themi PO…!! Por, a je ndjere njejte kur femiu i juaj nuk eshte zgjuar ne namazin e sabahut, ashtu sic je ndjere kur eshte vonuar ne provim? Duke shpresuar se femiu juaj e ka dhene provimin, a nuk do te interesoheshit per pyetjet qe ka pas dhe pergjigjet qe ka dhene ?! Po per ceshtjet e fese, a e keni pyetur ndonjehere? A e keni pyetur a e ka falur namazin,apo jo? A e ke pyetur per shoqerine, me kend shoqerohet? A e ke pyetur ku shkon kur del nga shtepia? Kur kupton se femiu juaj eshte pergjigjur dobet ne provim a ndjeni shtrengim ne gjoks dhe rritje te brenges? Por kur kupton se femiu juaj ka lene disa vaxhibe dhe sunnete a e ndjeni te njejtin shqetesim?! A nuk do te frenosh veten ne plotesimin e kerkesave te femiut tuaj? A nuk do te nderpresesh blerjet teper luksoze te teknikes bashkekohore, revistave te llojllojshme etj.? Por cfare duhet te ndermarresh, prind i dashur, kur eshte fjala per PROVIMIN qe nuk ka afat tjeter e as nuk perseritet? Fundi i ketij PROVIMI mund te jete: ka kaluar ose ka mbet. Me mbet d.m.th. qendrim ne Zjarr, na ruajt Allahu nga ky perfundim!
Ate dite asgje nuk i bene dobi, as diploma e tij, as pozita e larte, as pasuria qe ka poseduar, kur t’i jepet libri i tij ne doren e majte, dhe kur degjon zerin kumbues: “Nderkaq kujt i jepen librat e veta nga e majta e tij, ai thote: ‘O i mjeri une, te mos me jepej fare libri im. Dhe te mos ditsha fare se cka eshte llogaria ime. Ah, sikur te kishte qene ajo( vdekja e pare) mbarimi i amshueshem per mua. Pasuria ime nuk me beri fare dobi. U hoq prej meje cdo kompetence imja.” (El Hakka, 25-29)
Fama qe kam arritur ne shoqeri nuk me bene dobi, as fuqia qe e kam pas, e as dituria dhe diploma e kesaj bote! cdo gje rrenohet dhe bie ne harrese. Humbje dhe shkaterrim, pa marre parasysh a je mjek, inxhinier, pilot ose profesor. Ne ate bote je i lumtur ose i palumtur. Jane vetem dy grupe, grupi i xhennetlinjeve dhe grupi ne dhembje dhe vuajtje pafund.
Mesazhi i kesaj letre nuk eshte qe ta anashkalosh femiun tend duke lene anash, jo per Allahun! Por deshirova te ju perkujtoj qe te keni brengen per Ahiret, dhe te perpiqeni per te.
Prinder te dashur !
Cili prej jush perpiqet qe femiut tuaj t’i japi edukimin fetar, t’ia mesoj Kuranin dhe kuptimin e sunnetit? Pak jane nga ata qe e bejne kete. Mjerisht disa prinder veprojne sic thote nje proverb arab: “Edhe malli eshte i keq, e edhe cungohet gjate matjes.” Ne i blejme makinen femiut dhe i sigurojme vozitesin personal. I bejme edhe shtepine e re dhe ia mbushim me cdo gje, bile edhe me ato qe jane te ndaluara, qe do ta largojne nga Allahu, perkujtimi dhe bindja ndaj Tij…!
Cili prej jush e shperblen femiun e vet per mesimin permendesh te nje kaptine nga Kurani fisnik, apo nje hadith te Pejgamberit a.s.? Pak jane ata qe kane bere nje veprim te tille. I lutemi Allahut qe t’i bekoje per aq pak qe kane bere!
Disa prinder i premtojne femiut te tij, se po e kaloj me sukses provimin do t’ia mundesoj kalimin e momenteve me te bukura te jetes ne ndonje nga plazhet me te njohura detare te botes. Ju premtojne makinen e tipit me te ri te prodhimit,nese e kryen vitin shkollor. Por, asnjehere nuk ju kane premtuar femiut te vet, qe po e kreu me sukses vitin shkollor, ta dergon ate ne umre ose ne Medine, per ta vizituar Qabene dhe qytetin ku punoi e veproi Muhamedi a.s. per nje periudhe te caktuar. Atehere, cfare perfundimi mund te pritet pas tere kesaj indiference dhe gjithe ketyre leshimeve ne edukaten e femiut?! Padyshim qe perfundimi do te jete qe ky femije ne vend te Kuranit te shfletoj revista, ne vend te misvakut per dhemb te marre cigaren. E tere kjo ka bere deri te paraqitja e nje gjenerate ne mesin tone qe do te ngjasonte ne kafshet, sic qendron ne Kuran: “Ata jane si kafshet, bile edhe me te humbur, te tille jane ata te marret.” (El A’rafe,179)
Ne edukaten e femiut eshte me rendesi qe prindi te mos anashkaloj brengen per perkujdesjen e femiut dhe edukaten e tij fizike, mirepo, me me prioritet eshte ndikimi i drejte ne mendjen e zemren e tij pas vdekjes. Hapi i pare kah realizimi i kesaj eshte te permiresojme vetveten. Duke e vendosur veten ne pozite te rregullt dhe duke jetuar ne perputhshmeri me rregullat e Allahut te madherishem, mund te shpresohet me te drejte, sic perkujton i Lartesuari,qe: ” … babai i tyre ka qene njeri i mire…” (El- Kehf, 82)
Pra, edukimi islam i femiut duhet te jete prioriteti yne. Natyrisht, nuk ka pengese nese studiohet ndonje shkence e cila eshte e dobishme ne kete bote, por te ndikoj qe te anashkalohet bota tjeter. I Lartesuari e thote bukur: “Dhe me ate qe te ka dhene Allahu kerko (ta fitosh) boten tjeter, e mos le mangu ate qe te takon nga kjo bote…” (El Kasas, 77)
Baba i dashur !
Frikesohu Allahut per familjen tende, nga se ti tek Allahu je pergjegjes per ata. Frikesohu Allahut qe pasi t’i ka dhene Ai ne besim, ti i ekspozohesh sprovave duke i lejuar shikimet e serialeve filmike, revista te ndryshme pa fije turpi etj. Me keto veprime ti e ke tradhtuar emanetin ndaj familjes sate. Pejgamberi a.s. ka thene: “Allahu do t’ia ndaloje Xhennetin njeriut i cili vdes, ndersa ka mashtruar ata qe i ka pasur ne mbrojtje (familjes ) pasi i ka pasur ne besim nga Allahu ne emanet.”
Baba i dashur !
Do te lutem te marrish mesim nga keshilla e Llukmanit qe i dha te birit qe e donte aq shume dhe per te cilin do te jepte tere pasurine. A thua permbajtja e keshilles se Llukmanit ka karakter material? A thua e keshilloi ate te jepet pas lukseve te kesaj bote? Jo, asgje nga keto, por e ftoi ne vlerat qe jane shkak per nje jete te bukur duke e shpetuar nga denimi i dhembshem. E ndaloi duke e keshilluar qe Allahut t’i bej shok: “O djali im, mos i pershkruaj Allahut shok, sepse idhujtaria eshte padrejtesia me e madhe.” (Llukman, 13)
Pastaj e keshillon me namaz dhe duke kerkuar te behen veprat e mira dhe ndalohen te keqijat. Pastaj e keshillon te zbukurohet me karakter fisnik, i cili do t’ia ngrite krenarine, qe te mos kryelartesohet mbi te tjeret, te mos nencmoj askend, te jete i matur ne ecje dhe te mos e ngrite zerin: “Te jesh i matur ne ecjen tende,ule zerin tend, se zeri me i eger eshte zeri i gomarit.” (Llukman, 19)
O rob i Allahut, kjo eshte pergjithesisht permbajtja e keshilles se babait te pergjegjshem. Ti, a ke vepruar keshtu me birin tend? Po familjes sate, a ju ke treguar te pakten,vetem disa keshilla te Llukmanit?
Mjerisht, praktika e disa prinderve eshte ngulfatja e ambicieve te femijeve. I rroke paniku dhe terbohen nese Allahu e udhezon femiun e tyre. E karakterizojne te cmendur duke e etiketuar si person te crregulluar mentalisht. E perqeshin ate dhe fene e tij (islamin) te cilen e ka pranuar dhe e praktikon?! Baba, a keshtu ruhet emaneti i besuar? A keshtu e keshillon ate qe ti e ke ne mbrojtje? Frikesoju Allahut per familjen tende. Ruaju nga Allahu per derisa nuk i edukon. Mesoju diturine e fese dhe te kesaj bote nga e cila do te kene dobi: “Kjo jete e kesaj bote nuk eshte tjeter vetem se defrim e loje, e jete e vertet, pa dyshim eshte ajo e botes se ardhshme (Ahiretit) sikur ta dinin.” (El Ankebut, 64)
Prinder te dashur !
Frikesojuni Allahut per femijet tuaj, perderisa te pergatiteni per te dhene provimet e kesaj bote. Mbani mend dhe percillni te femijet tuaj qe lumturia e vertet eshte ne devotshmeri dhe bindje ndaj Allahut. Pastaj, dini qe ne Diten e Gjykimit askush nuk luan nga vendi perderisa ekziston padrejtesia qe ia ke bere dikujt ne kete bote. Ne Diten e Gjykimit femija do te akuzoj babane te Allahu duke thene:” O Zoti yne, merre pjesen tone nga ky baba i pa drejte i cili na largoi nga berja e veprave te mira me te cilat Ti do t’ishe i kenaqur. Ky baba i keq na edukoi si kafsha. Ky na ekspozoi ne shkaterrim. Na ushqeu me haram.” I dashur baba, cfare do te jete pergjigja jote ate dite?
Prinder te nderuar! Edukoni bukur femijet tuaj duke i ruajtur nga te keqijat e nga humbja perderisa keni mundesi dhe kohe qe te beni dicka para se te pendoheni, sepse atehere pendimi nuk do bene dobi.
Le te na ndihmoj Allahu ne ate qe Ai deshiron dhe eshte i kenaqur: “Zoti yne na bene qe te jemi te gezuar me (punet) e grave tona dhe pasardhesve tone, e neve na ben shembull per te devotshmit.” (El Furkan, 74)
|