banner
Marketing
Faqe e pavarur

Rėndėsia e edukimit tė fėmijėve tė moshės parashkollore

Periudha mė e pėrshtatėshme pėr rrėnjosjen e bazave tė mirėfillta tė edukatės ėshtė mosha parashkollore.


Fëmijëria periudha më e bukur e jetës është periudhë ku fëmija është i pastër për nga natyra,është mendje thithës, andaj ka nevojë më shumë se kurrë për një edukim të mirë.

Por vallë nga kush dhe si të edukohet?

Meqë familja paraqet ambientin e parë të shoqërisë në të cilën fëmija jeton,rritet dhe zhvillohet prandaj edhe edukata nismën e saj e ka në familje.

Periudha më e përshtatëshme për rrënjosjen e bazave të mirëfillta të edukatës është mosha parashkollore. Kjo periudhë është jashtzakonisht e rëndësishme për formimin e karakterit të personalitetit të ardhshëm të fëmijës ,kështu që edukata familjare në këtë etapë të zhvillimit është mase e nevojshme .fëmija formon personalitet në kontekst të jetës kulturore dhe shoqërore të cilën së pari e njeh përmes dritares së shtëpisë së vet,ai në të vërtetë e njeh botën e jashtme nëpërmes syve të prindërve.

Në moshën parashkollore fëmija pranon lehtë ndikimin edukativ, ngase sistemi nervor i tij është tejet elastik ashtu sikur druri i njomë që mund të lakohet shumë lehtë edhe fëmija në këtë moshë mund të edukohet dhe këshillohet më lehtë se sa kur të kalojë në periudhën e pjekurisë.

Edhe shkenca e psikologjisë e ka vërtetuar se periudha parashkollore ka rëndësi të jashtëzakonshme në zhvillimin e mëvonshëm të njeriut ngase kjo moshë ka pasuri mendore të pabesueshme të cilat po qe se nuk zhvillohen në këtë moshë mund edhe të humbin.Nuk mohohet fakti se njeriu pa rreshtur zhvillohet deri në fazën e pjekurisë,mirpo është vërtetuar se ndryshimet më intensive si në aspektin anatomiko-fiziologjik ashtu edhe në aspektin e sjelljes bëhen në periudhën parashkollore prandaj edhe është periudha më mbresëlënëse në tërë jetën e njeriut.

Ekzistojnë shumë faktorë të cilët ndikojnë në edukimin e mirëfilltë të fëmijëve mirpo ndër më të rëndësishmit janë:
-struktura e personalitetit të prindërve
-kualiteti i mardhënieve interpersonale familjare në veqanti mardhëniet ndërmjet prindërve
-edukimi fetar i familjes
-niveli arsimor i prindërve
-gjendja ekonomike

Pikërisht që të mos pësojnë fëmijët në aspektin e formimit moral duhet të përpiqemi që familja të jetë shembëlltyrë e një morali ideal,t'iu ofroj fëmijëve ngrohtësi,dashuri dhe përkujdesje prindërore, këtu me të drejtë thuhet proverbi "Njeriu nuk mund ti japë tjetrit atë që nuk e ka vetë"

Hulumtimet e shumta që i kanë bërë psikologët t'i veqojmë në këtë rast ato të Rubineskos, Apellit dhe Biningut vertetojnë se tek fëmijët të cilëve u ka munguar dashuria prindërore dhe respekti i nënës në veqanti është paraqitur ngecje e dukshme në të gjitha aspektet e jetës në krahasim me fëmijët të cilët janë rritur në mjedis familjar strukturalisht dhe funksionalisht të rregulltë.

Mirpo shpesh prindërit nga dëshira e madhe që fëmijëve t'ua plotësojnë çdo dëshirë bëjnë gabime të cilat rezultojnë në një edukatë jo të mire, andaj prindërit "tolerantë"duhet pasur kujdes sepse në mardhënjet prind-fëmijë shpesh krijojnë konfuzion dhe përzierje të roleve familjare e që më pas fëmijët kanë probleme të pershtatjes dhe adoptimit me rregullat dhe normat shoqërore. Prindërit duhet të kenë kujdes në ekuilibrimin e sjelljeve të tyre dhe në mardhëniet me fëmijët duhet të jenë të qëndryeshëm emocionalisht si dhe të kenë mirëkuptim dhe komunikim të hapur me ta, nuk duhet të kërkojnë nga fëmijët që të jenë të përkryer në sjellje, por të jenë me sjellje normale ,nuk duhet të ndëshkojnë çdo sjellje e veprim të fëmijës sepse fëmijët e këtyre prindërve rriten si qenie të varura prej të tjerëve pa iniciativë dhe të depersonalizuar.

Që të kemi një individ apo një shoqëri të shëndoshë duhet pasur kujdes nga keqtrajtimet fizike dhe psiqike të fëmijëve sepse fëmijët e tillë shpesh kanë tendencë të bëhen individ të dhunshëme e agresivë në të ardhmen e tyre.

Parimi kryesor që duhet të ndjek çdo prind për një edukatë të mirëfilltë është se ai gjithënjë duhet t'i përmbahet mesatares, sepse "Mesi është i artë" thonë të diturit.

Islami si fe e përkryer nuk ka lënë anash asnjë aspekt të jetës përfshirë këtu edhe edukimin e fëmijëve, andaj frytet më të vlefshme për një edukatë të mirë i vjelim prej pemës së shëndoshë të haditheve të edukuesit më të mirë të njerëzimit i cili na nxitë që fëmijën ta edukojmë e mos t'a lejmë të vetëedukohet.Për këtë Omeri r.a njëri nga shokët e Muhamedit a.s thotë: "Edukoje fëmijën tënd, sepse do të pyetesh si e ke edukuar dhe çka e ke mësuar".

Çdo fëmijë lind me natyrë të pastër andaj ai duhet të edukohet.
Muhamedi a.s ka thënë: "Çdo fëmijë lind në natyrën e pastwrt-fenë islame, pastaj prindërit e bëjnë çifut ,të krishter apo budistë".

A ka më këshilluese se sa fjalët që burojnë nga kroi i kthjellët i haditheve të Muhamedit a.s: "Allahu e mëshiroftë prindin që përpiqet ti ndihmojë fëmijës që të mësoj të bëjë atë që është e mirë".

Shpresoj që këto pak shkronja të mos mbesin boshe por të gjejnë vend te zemrat e prindërve tanë dhe të gjithë atyre që merren me krijesën me të bukur të quajtur fëmijë .

mesazhi.com

Shkruan: Lumturie Arifi, psikologe

Copyright: © Sena Spahiu / Lejohet kopjimi dhe shpërndarja e çdo materiali /