banner
Marketing
Faqe e pavarur

Ti edukojmė fėmijėt tanė



Është thënë nëse dëshiron të mbjellësh për një vit  mbjelle grurin. Nëse dëshiron të mbjellësh për dhjet vite mbjelle një pemë. Nëse dëshiron të mbjellësh për  njëqind vite  atëherë mbille një njeri të mirë.
Fëmijët tanë janë koka e pasurisë së shtrenjtë. Janë rrugë për një fitim të madh. Janë siguri nga varfëria me lejen e Allahut. Ata janë prej të mirave që do të mbesin pas vdekjes sonë. Nëse vdes biri i Ademit i ndërpritet vepra e tij përveç në tri raste. Lëmosha rrjedhëse, dija e dobishme dhe fëmija i mirë  i cili bënë dua për të. Po ashtu i Dërguari i Allahut tregon se njeriut do ti ngritën  shkallët në xhennet dhe ai do të pyes prej nga kjo. Do ti thuhet: Për shkak të lutjes së fëmijës tënd.
Në një të nesërme të afërt do të shohim se si   fëmijët tanë  kanë marr përsipër ndërtimin e vendit tanë, shërbimin ndaj popullit dhe fesë sonë me ndihmën e Allahut.
Ne jemi  shumë të nevojshëm që të japim maksimumin tonë dhe pasurin tonë në ndihmën ndaj tyre. Të  ndajmë një  kohë për edukimin e tyre. Tua mësojmë atyre  bazat e fesë dhe disa shkenca tjera që do t’u ndihmojnë atyre në të ardhmen. Të ua mësojmë rrugën e Pejgamberit dhe fjalët e tij. Tu tregojmë atyre personalitetin që duhet ta kenë. Të mbjellim tek ata disa aftësi të dobishme. Të bashkëveprojmë me ta që të vizatojmë qëllimet e qarta në jetën e tyre. Po ashtu  duhet të caktojmë për fëmijët tanë një  edukator apo një mësues i cili mbjell tek fëmijët tanë besimin islam, është në rrjedha për lëndët të cilat i mëson fëmiu si dhe të kujdeste për nevojat e tij. Bashkëpunimi me fëmijën duhet të jetë me mirësi dhe me butësi.
Nevoja e këtij ummeti për burra të dalluar vërehet edhe në dëshirën e Farukut të këtij ummeti, Omer b. Hatabit, Udhëheqësi i dytë i myslimanëve i cili kur  përmendi dëshirën e tij tha: Unë dëshirojë që të mbushet kjo shtëpi me burra si Ubejde b. Xherrah, Muadh b. Xhebel dhe Salim Mevla Ebi Hudhejfe të cilët do ti shërbejnë kësaj feje.
Hulumtimet shkencore thonë se 70% prej sjelljeve të njerëzve fillojnë të kristalizohen në pesë vitet e para të jetës. Këtë e vërteton edhe fjala e Imam Gazaliut ( Allahu e mëshiroftë) i cili ka thënë: “ Fëmija është një përgjegjësi tek babai i tij. Zemra e tij është një margaritar i çmuar tërheqës, i pastër nga çdo gërvishtje. Ai është i aftë të pranoj çdo gërvishtje dhe çdo send që i afrohet. Nëse ati i afrohet e mira dhe trajnohet në të ai do të rritet në të mirë dhe  në shpërblimin e tij do të marrin pjesë edhe prindërit e tij. Ndërsa nëse i afrohet e keqja dhe lihet në të ai do të shkatërrohet dhe do të humb dhe mëkatin për këtë do ta bartin edhe  prindërit.
Edukata e fëmijës në  moshën e ti të hershme ndikon shumë pastaj në jetën  e tij. Sepse fëmijës në fëmijërinë e tij sikur që thotë Gazali merr shumë nga sjelljet e prindërve dhe mësuesve të tij dhe kjo moshë te fëmija është periudha kur fëmija regjistron çdo gjë. Mbjellja tek ai në këtë moshë do të ketë rezultat dhe  fuqi dhe pjekje më të mirë në të ardhmen. Në shembullin e vjetër thuhet: Dija në fëmijëri është sikur gdhendja në gur. Thotë Ibnul Xhevzi ( Allahu e mëshiroftë) Edukata më e mirë është ajo e cila merret në fëmijëri. Ndërsa nëse fëmija lihet dhe rritet ashtu atëherë do të jetë vështir që pastaj ai të kthehet në rrugën e drejtë.
Dega nëse e drejton ajo do të drejtohet
Ndërsa trungu nuk zbutet nëse atë e kthen
Edukata i bënë dobi të voglit në moment
Ndërsa të moshuarin edhe nëse e edukon ai nuk edukohet
Në realitet ne nuk kemi punuar  sa duhet me këtë margaritar të çmuar. Ne shpesh herë me qëllim apo pa qëllim bëhemi shkaktar në mbytjen e fëmijëve. Po ashtu hulumtimi shkencor thotë se 90% fëmija i arrin gjërat qysh nga lindja e gjer në moshën pesë vjeçare. Ndërsa  10% i fiton në moshën shtat vjeçare. Ndërsa në moshën tetë vjeçare fiton vetëm 2%. Ndërsa fajësimi i edukimit të tij, marrëdhëniet me të, forma edukimit të tij të gjitha këto kthehen tek ne dhe ne do të jemi fajtor për mos edukimin e tij. Në vend që ne të kujdesemi për të, te kujdesem për zhvillimin e tij në vend të kësaj ne punojmë për  ta zhytur atë edhe më shumë dhe për të ja prish edukatën edhe më shumë.
Thotë  Dijetari i njohur S’ad në komentimin e fjalës së Allahut:“ Allahu ju porosit në  fëmijët e juaj” do të thotë se  ju o prindër keni disa porosi që Allahu jua ka urdhëruar që ti ruani ato. Të ua mësoni atyre çështjet e fesë dhe çështjet e kësaj bote, ti mësoni dhe ti edukoni ata.
Pastaj një çështje tjetër e cila është shumë me rëndësi e që nuk është kusht që ne të shohim rezultatin  e këtij edukimi të mirë  me sytë e tanë. Kjo edukatë i përngjan një peme e cila  kultivohet në Kinë e cila  4 vite pas mbjelljes shihet vetëm si një dushk i vogël. Ajo gjatë kësaj kohe i zgjeron rrënjët e sajë në brendësin e tokës. Kurse në vitin  e pestë rritet afërsisht 25 metra. Ne ndoshta nuk e shohim mundin ton në edukimin e fëmijëve me një herë, por ne një ditë me ndihmën e Allahut do të korrim frytet të cilat i kemi mbjell në ta. Mos të ngutem. Po ashtu mos të na kaploi pesimizmi dhe mos të lodhin prej rrugës së gjatë. Një ditë  ty do të falënderojnë për tërë ato të mira edhe pse ndoshta tash ju duken të vështira.



 

elbuhari.at

Copyright: © Sena Spahiu / Lejohet kopjimi dhe shpërndarja e çdo materiali /