banner
Marketing
Faqe e pavarur

Udhëzime për rritjen e fëmijëve

Shkruan: Sehar Sheir

 

Duhet të dimë se rritja e fëmijëve në mënyrën e duhur ka rëndësi primare, sepse çdo zakon të mirë ose të keq që ata e marrin gjatë fëmijërisë, e ruajnë gjatë gjithë jetës së tyre. Që nga koha e foshnjërisë deri kur arrijnë pjekurinë, për edukimin e tyre duhet të ndjekim këto udhëzime:  

1. Sigurohu që fëmija të pijë qumësht nga një grua besimtare e devotshme. Qumështi ka një ndikim të madh në jetën e një njeriu.

2. Gratë e kanë zakon t’i frikësojnë fëmijët duke përmendur policinë ose gjëra të tjera të frikshme, sende apo objekte. Ky është një zakon i keq. Kjo i frikëson fëmijët dhe i bën të dobët.

3. Vendos orë të caktuara për pirjen e qumështit apo ngrënien e ushqimit të tij, që ai të bëhet i shëndetshëm.

4. Mbaje të pastër dhe të rregullt, sepse në këtë mënyrë e mban të shëndetshëm.

5. Mos e rregullo dhe mos e zbukuro së tepërmi.

6. Nëse fëmija është djalë, mos ia zgjat flokët.

7. Nëse është vajzë, mos e lejo të vërë bizhuter deri në moshën që duhet të, sepse është e rrezikshme për jetën e saj. Arsyeja tjetër është se nuk është zakon i mirë që t’i krijosh asaj dashuri për
bizhuteritë në një moshë kaq të vogël.

8. Bëjeni zakon që t’ua lini atyre përgjegjësinë e shpërndarjes së ushqimit, rrobave, parave etj. që i keni caktuar t’ua jepni të varfërve. Gjithashtu caktojuani si detyrë, t’u japin ushqim, ëmbëlsira etj., vëllezërve, motrave të tyre dhe fëmijëve të tjerë. Kjo do të nguliste tek ata praktikën e bujarisë. Megjithatë, duhet të mbani mend se duhet t’u kërkoni të shpërndajnë ato gjëra që ju përkasin.

9. Duhet t’u përmendni dëmet që u shkakton ngrënia e tepërt. Megjithatë mos përmendni emrin e ndonjë njeriu që është mbi peshë, por krahasojeni me diçka tjetër.

10. Nëse është djalë, drejtojeni drejt veshjes së rrobave të bardha dhe që të mos pëlqejë rrobat me ngjyra dhe shkëlqim.

11. Nëse është vajzë, ndihmojeni të mos i bëhet zakon shqetësimi i tepërt për rregullimin e tepërt të flokëve apo veshjen e rrobave shumë elegante.

12. Kur fëmija këmbëngul të ketë diçka, mos ia plotësoni gjithmonë dëshirat, sepse bëhet i llastuar.

13. Mos e lini fëmijën të flasë me zë të lartë apo të bërtasë. Veçanërisht nëse është vajzë dhe flet me zë të lartë, duhet ta qortoni dhe t’i tërhiqni vëmendjen. Nëse nuk e bëni këtë, ky ves do t’i mbetet dhe kur të rritet.

14. Ruajeni fëmijën që të mos flasë dhe të mos bashkohet më fëmijë që kanë vese të këqija, të cilët nuk janë të interesuar për të mësuar, të cilët veshin rroba shumë elegante ose hanë ushqime të tepruara.

15. Mësojeni të urrejë veprimet e mëposhtme:

(a) zemërimin,

(b) thënien e gënjeshtrave,

(c) pasjen e zilisë,

(d) vjedhjen,

(e) të merret me thashetheme,

(f) të mbrojë gjithçka që ai thotë ose bën,

(g) “të krijojë” histori pa qenë nevoja,

(h) të flasë tepër pa dobi,

(i) të qeshë pa qenë nevoja dhe tepër,

(j) mashtrimi ose zhgënjimi i dikujt,

Nëse tek ai gjendet një nga këto tipare, ndalojeni menjëherë dhe paralajmërojeni.

16. Nëse ai thyen apo godet dikë, dënojeni në përputhje me rrethanat, që ai të mos i përsërisë më veprime të tilla. Ngushëllimi i fëmijës ose lejimi i tij që të kryejë veprime të tilla e bëjnë fëmijën të llastuar.

17. Fëmija duhet të mësohet që të zgjohet herët.

18. Kur të arrijë në moshën 7-vjeçare, mësojeni të falë namazin.

19. Sapo të arrijë moshën që mund të shkojë në medrese, në fillim mësojeni të këndojë Kuran.

20. Nëse është e mundur gjejini një mësues fetar.

21. Mos e lejo të mungojë nga medreseja.

22. Cakto një orar për t’i treguar histori për njerëzit e devotshëm.

23. Mos e lejoni fëmijën të lexojë libra që përmbajnë histori dashurie, histori që bien në kundërshtim me sheriatin, apo ato prej të cilave nuk ka asnjë dobi, etj.

24. Jepini libra që bëjnë fjalë për aspekte të ndryshme të besimit dhe për aspektet e nevojshme të kësaj bote.

25. Sapo fëmija të kthehet nga medreseja lejojeni të luajë që të mos bëhet i ngathtë. Megjithatë lojërat duhet të jenë të lejuara, që nuk përmbajnë mëkat dhe në të njëjtën kohë që nuk ekziston frika që fëmija të dëmtohet fizikisht.

26. Mos i jepni fëmijës para që të blejë fishekzjarrë, vegla muzikore apo gjëra të tjera të ngjashme.

27. Mësojini fëmijët t’i bëjnë vetë punët e tyre, në mënyrë që të bëhen të pavarur dhe jo dembelë. Duhet t’i urdhëroni të ngrihen shpejt në mëngjes dhe të rregullojnë krevatet e tyre. Rrobat duhet t‘i mbajnë të rregullta

28. Kur fëmija bën diçka të mirë, lavdërojeni atë, putheni, dhe shpërblejeni që të ndihet i lumtur. Kur bën një gabim, merreni vetëm atë dhe bëjeni të kuptojë se ai ka bërë një gabim dhe se të tjerët do të mendojnë keq për të dhe se kushdo tjetër që e merr vesh këtë gjë, do të mendojë po njësoj për të. Qortojeni që të mos e bëjë më këtë veprim dhe shpjegojeni se këto gjëra nuk i bëjnë fëmijët e mirë. Nëse e përsërit veprimit, dënojeni në përputhje me rrethanat.

29. Nëna e ka për detyrë që fëmija të krijojë respekt për të atin.

30. Mos i lejoni fëmijët të bëjnë ndonjë gjë fshehurazi. Qoftë ndonjë lojë, ushqim apo veprim tjetër. Nëse e bën fshehurazi do të mendojë se është e keqe. Nëse me të vërtetë nuk është vepër e mirë mësojeni të largohet nga ajo. Nëse është vepër e mirë si ngrënia apo të pirët, thojini të hajë dhe të pijë në prani të të tjerëve.

31. Caktojuni punë që i vënë në lëvizje që të jenë të shëndetshëm dhe energjikë. Për shembull, djemtë mund të merren me gjimnastikë, ngritje peshash, ose të ecin për disa kilometra.

32. Mësojini të mos ecin me hap të shpejtë dhe as të mos e ngrenë shikimin gjatë ecjes.

33. Mësojini të jenë të thjeshtë. Mënyra e të folurit, të ecurit, e të biseduarit nuk duhet të jetë në atë mënyrë që të duket sikur po mburret. Ata nuk duhet të mburren me shokët e klasës për rrobat, shtëpinë, familjen, librat, stilolapsat, fletoret e tyre etj.

34. Me raste, jepuni para që ata të blejnë çfarë të duan. Gjithashtu duhet të mësohen që të mos i fshehin ato gjëra që blejnë.

35. Mësojuni etikën e të ngrënit, të ulurit dhe qëndrimit në praninë e të tjerëve.

 

Etika e të ngrënit:


Hani me dorën e djathtë.
Thoni Bismilah në fillim.
Hani ushqimin që keni përpara.
Mos filloni të hani para të tjerëve.
Mos e shihni ushqimin me lakmi.
Mos i shikoni të tjerët që po hanë.
Mos hani shumë shpejt.
Përtypeni ushqimin mirë.
Mos merrni një kafshatë tjetër para se të përtypni dhe të gëlltisni atë që keni në gojë.
Mos lejoni që ushqimet e lëngshme t’ju bien në rroba.
Mos lejoni që duart t’ju bëhen shumë pis.

Etika e takimeve me tė tjerėt.


Këdo që takoni, takojeni me respekt dhe flisni me mirësjellje.
Mos pështyni dhe mos pastroni hundën. Por, nëse keni nevojë t’i bëni këto, kërkoni falje dhe shkoni në një vend tjetër.
Nëse keni nevojë të teshtini apo të gogësini, mbulojeni gojën me duar dhe mundohuni ta ulni sa më shumë zhurmën.
Mos i ktheni shpinën tjetrit.
Mos i drejtoni këmbët nga të tjerët.
Mos rrini ulur duke e mbështetur dorën në mjekër.
Mos i kërcitni gishtat.
Mos shikoni në drejtim të dikujt vazhdimisht dhe pa qenë nevoja.
Qëndroni ulur mirë.
Mos flisni tepër.
Mos u betoni për gjëra të parëndësishme.
Kur tjetri flet, dëgjojeni me kujdes. Por nëse biseda nuk është e lejuar, mos e dëgjoni. Madje, ndalojeni dhe largohuni.
Mos e ndërpritni tjetrin pa e mbaruar mendimin.
Nëse dikush dëshiron të vijë dhe të ulet me ju, por nuk ka vend, hapni vend për të.
Kur takoni dikë thoni “Eseselamu Alejkum” dhe kur ndaheni thoni “Ue Alejkum Selam”. Mos thoni asnjë formë tjetër përshëndetjeje

vizion-islam.com

Copyright: © Sena Spahiu / Lejohet kopjimi dhe shpërndarja e çdo materiali /