banner

FEJA ISLAME

 

Mexhid YVEJSI, Gjakovë

 


Është dritë e Zotit
Rrugën na ndriçon,
Nga terri i kobshëm
Të gjithëve na shpëton.


Më e vleshmja dhuratë
Nga i madhi Perëndi,
Amanet i parë dhe i fundit
Për krijesën njeri.


Që nga hazreti Ademi
Njeri e pejgamber i parë,
Kjo e vërtetë nga All-llahu
Përherë është shpallë.


Sa herë që njeriu
Është tjetërsuar,
Pejgamberi i kohës
E ka udhëzuar.


E ka udhëzuar
Njeriun e shkretë,
N’udhëkryqe të jetës
Sa herë që ka mbetë.


Në formën e përsosur
Kjo Fe e Vërtetë,
Ju shpallë e plotësuar
Të Lavduarit-Muhammed.


Këtë e dëshmon Kur’ani
Fjala e Perëndisë,
Të vërtetën e plotësuar
Që ia shpalli njerëzisë.


Kush është besimtar
Le të jetë krenar,
Aq më tepër vlen
Kur t’jetë atdhetar…!

 

(Autori është studiues i religjioneve)

 
Copyright: © Sena Spahiu / Lejohet kopjimi dhe shpërndarja e çdo materiali /