banner

FLUTURIMI I FUNDIT ME DALLËNDYSHET

 

Mexhid YVEJSI, Gjakovë

 


Shehides-Dëshmores

  Yllka Domi
 (1982-1999)

Fluturimi i fundit
me dallëndyshet
nuk ishte i fundit,
por ishte Dëshira
për Dashurinë
për Bukurinë
për Lirinë e Kosovës…

Yllka e Gjakovës,
mos u shqetëso
Zoti lutjen e pranoi,
Pëllumbesha jonë,
për çupërinë
për djelmërinë e Kosovës…

Amaneti, Lotët,
Dashuria e Amshuar,
Kënga e Pranverës,
Liria, Lumturia, Malli,
janë kristale që nuk thyhen…

Nuk thyhet Dashuria,
Nuk thyhet Afrimi,
Nuk thyhet as Kosova
Përderisa jemi afër Zotit…

Përderisa jemi
afër Zotit,
Fluturimi i  fundit
me dallëndyshet
na pret
në tjetrën jetë,
sikur që je ti, vetë,
në Xhennet…

 

(Shënim:
             Yllka Domi u lind me 18 gusht 1982, në Gjakovë.
U vra me 7 maj 1999, në Gjakovë, nga forcat serbe. Trupi i saj , sikur i mijërave të
tjerëve, u mbajt peng në gropa të Sërbisë.
U rivarros me ceremoni fetare, bashkë me dhjetë bij të Gjakovës, me 23 dhjetor 2OO3,
në kodrën e Çabratit të Gjakovës.

Yllka Domi ka qenë nxënëse e shkëlqyeshme, ishte besimtare, recituese e dalluar dhe
valltare. Kishte prirje për poezi…Ishte çikë për hasret, bija e vetme e Dashurije
dhe Afrim Domit, ish-kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës…)




(Autori është studiues i religjioneve)

 
Copyright: © Sena Spahiu / Lejohet kopjimi dhe shpërndarja e çdo materiali /