banner

LAVDI ZOTIT

 

Mexhid YVEJSI, Gjakovë

 
  • Lavdi paç i Madhi Zot
    Je plotë Mëshirë e Mirësi,
    Asgjë nuk krijove kot
    Ne t’paskajshmen gjithësi.

    Je burim i dashurisë
    Rrugën prej Ademit e trasuat,
    Besimit,Paqjes,Drejtësisë
    Mos t’i ndahemi na urdhëruat.

    Për çdo popull dërguat
    Nga një pejgamber,
    Disave edhe libra u dhuruat
    Që të ketë dritë përherë.

    Musai, Dauti dhe Isaja
    Me Teurat,Zebur dhe Ungjill,
    Vula e tyre-Muhammed Mustafaja
    Me Kur’an si Hënë e Diell.

    E para fjalë që na zbuluat
    Ikre! Mëso! N’emër të Perëndisë,
    Sheriatin – Ligj e pruat
    Për të mbarën e njerzisë.

    Njerëzinë në fise e kombe i ke ndarë
    Që të njihemi më mirë,
    Por,të lutemi e bashkoni kombin shqiptar
    E mos të jetë më në errësirë.

    Lavdi paç i Madhi Zot
    Në rrugë të mbarë na drejto,
    Se t’mirat s’mund t’i numëroj dot
    Veç në fenë Islame na udhëzo.

(Autori është studiues i religjioneve)

 
Copyright: © Sena Spahiu / Lejohet kopjimi dhe shpërndarja e çdo materiali /