Një buzëqeshje është
lëmoshë-sadaka
Pejgamberi (a.s.)
kështu urdhëroi e tha.
Një buzëqeshje
është lëmoshë-mirësi
Dhuroja me gëzim
kujdo që e njeh ti.
Një buzëqeshje
është sadaka-lëmoshë
Pranoje, dhuroje,
kudo që të shkoshë.
Një buzëqeshje
është lëmoshë e çmuar
Buzëqeshë-do të
jesh i lumtur, i gëzuar…
|
|