Të gjithë njerëzit
Janë të vdekur,
Përveç atyre
Që kanë dituri.
Të gjithë ata
Që kanë dituri
Janë fjetur,
Janë n’gjumë,
Përveç atyre
Që bëjnë vepra
Ose ndonjë punë.
Të gjithë ata
Që bëjnë vepra
Ose punë të mira,
Janë mashtrues,
Ose të mashtruar,
Përveç atyre
Që janë të sinqertë.
Dhe ata të bekuar,
Që janë të sinqertë,
Janë gjithmonë
Të shqetësuar…
|
|