Merita të mëdha ka dituria,
Kryet e saj është përulësia,
Syri i saj është liria,
Veshi i saj kuptueshmëria.
Gjuha e saj është vërtetshmëria,
Kujtesë e saj është hulumtimi,
Zemra e saj është qëllimi,
Mendja e saj është njohuria,
Dora e saj është dhembshuria,
Këmba e saj është kërkimi,
Vendi i saj është bashkimi,
Urtësia e saj është përshpirtshmëria,
Shpina e saj është besnikëria,
Shoqërues i saj është dashuria…
|
|