banner

PËRKUJTIM DHE FALËNDERIM

 

Mexhid YVEJSI, Gjakovë

 
  • Përkujtoj All-llahun
    Krijuesin e Gjithësisë,
    Falenderoj All-llahun
    Burimin e Mirësisë.

    All-llahun e përkujtoj
    Zemra më qetësohet,
    All-llahun e falënderoj
    Shpirti më freskohet.

    Përkujtoj All-llahun
    Përplotë Dashuri,
    Falënderoj All-llahun
    Për gjithë këtë begati.

    All-llahun e përkujtoj
    Nëpër dallgë e stuhi,
    Allahun e falënderoj
    Të vetmin Perëndi.

    Përkujtoj All-llahun
    Që është Dritë mbi Dritë,
    Falënderoj All-llahun
    Që mu hapën sytë.
    j

(Autori është studiues i religjioneve)

 
Copyright: © Sena Spahiu / Lejohet kopjimi dhe shpërndarja e çdo materiali /