( Myderrizit - haxhi mulla Sherif ef. Ahmeti ) (1920-1998)
Në përvjetorin e dhjetë – në jetën e vërtetë
Prej zgjimit në zgjim
Dhjetë vite në amshim.
Kur gjithçka ishte duke u kalbur
Kosovës fytyrën ia ke zbardhur.
Idhujt e vjetër kurrë s’të trembën
Idhujt e rinjë para syve t’u shembën.
Kur të tjerët flinin – ti ishe zgjuar
Si Hëna e Re - përherë e praruar.
Kah vetëvetja kur u ktheve
Shkëndij’e Diellit përmes reve.
Lidhe brigje përmes urës
Që mos dalim jashtë lëkurës.
Gjuhën amtare e pasurove
Fjalën e All-llahut e lartësove.
Fjalën e shkruar e mbolle si bimë
Që me te ta ushqejmë urtësinë.
Se me urtësi kuptohet e Vërteta
Se pa atë s’ka kuptim as jeta.
All-llahut i lutemi të mëshiroi
Me Ujin e Keutherit të bekoi…
|