banner

SHKAQET E TEJEMUMIT

Shkak për të marrë tejemum mundet me qenë vetëm
mungesa e ujit apo pamundësia e përdorimit të ujit.
Pra shkaqet të cilat obligojnë me marrë tejemum janë:
1. Mungesa e ujit,
2. Sëmundja të cilën e lëndon përdorimi i ujit apo e pengon
shërimin,
3. Uji shumë i ftohtë në kohë të ftohtë dhe nuk ekziston mundësia
me u nxe,
4. Posedimi i ujit por ajo sasi e ujit është e domosdoshme për
ushqim dhe pije,
5. Ekzistimi i ujit në afërsi por personi frigohet të shkojë me e
marrë prej egërsirës ose armikut. Mund të jetë uji në bunarë por
nuk ka mjet me nxjerrë prej thellësisë, në atë rast lejohet
tejemumi.
6. Nëse personi frigohet se mund t’i kalojë koha e namazit e ai nuk
do të jetë në gjendje të gjejë ujë para asaj kohe,
- janë tri lloje të namazeve për të cilat duhet pasur parasysh me
marrë tejemum, apo jo për shkak të kalimit të kohës, janë si
vijon:
- lloji i parë i namazeve çka nuk ka nevojë me u frigu se ai kalon
koha a jo, si p.sh. namazet nafile - nëse ka ujë nuk lejohet me
marrë tejemum.
- lloji i dytë i namazeve të cilat nëse u kalon koha, e kanë
zëvendësimin apo munden me u falë më vonë si p.sh namazi i
xhumasë e ka zëvendës drekën - nëse ka ujë nuk lejohet me
marrë tejemum, pse nëse nuk e arrinë namazin e xhumasë me
xhematë e falë vetëm namazin e drekës, apo të ikindisë, akshamit
apo jacisë nëse nuk e falë me xhematë e falë vetëm.
- Lloji i tretë i namazeve të cilat nuk kanë zëvendësim si p.sh.
namazi i xhenazës dhe i bajrameve. Këto namaze nëse janë duke
u falur me xhematë edhe pse ka ujë lejohet për me marrë
tejemum dhe me arritë me e falë me xhematë pse pastaj nuk e
kanë zëvendësimin si me rastin e namazit të xhumasë.

Dr. Musli VĖRBANI