Namazi është dritë e zemrës së muslimanit, dritë e cila shkëlqen në
fytyrën e muslimanit, dritë e cila e shëndritë tërë trupin e
muslimanit. Muhammedi a.s. ka thenë:
"Pastërtia është pjesë e imanit, Falënderimi ndaj Allllahut
(elhamdulilah) peshon në mizan, Subhanall-llahi
dhe Elhamdulil-lahi peshojnë më shumë se qielli dhe toka
, ndërsa namazi është dritë". (Muslimi)
Nuk ka kurrfarë dyshimi se zemrat qetësohen duke e
përkujtuar All-llahun, pra duke falë namazin. Duke e falë namazin
zemrat ndriqohen me dritën e All-llahut, atëherë shejtani nuk mund
të depertojë në zemrën e cila ndriqohet me dritën e All-llahut,
ngase Zoti i Madhëruar në Kur'an thotë:
"Ata të cilët i qetësojnë zemrat e tyre duke e përkujtuar
All-llahun, (me namaz) dhe duke e përkujtuar All-llahun
zemrat qetësohen plotësisht".
(Suretu Er-Rra'd, 28)
Zemrat të cilat ndriqohen me dritën e All-llahut të vërtetën e
shohin të vërtetë, ndërsa të pavërtetën të pavërtetë, dhe kështu ata
largohen nga të këqijat dhe imoraliteti, për këtë arsye All-llahu i
Madhëruar thotë:
"Vërtetë namazi të ndalon nga veprat e këqija dhe
imoraliteti"
(Suretu Ankebut, 45)
Pastaj Muhammedi a.s. në një rast i pyet shokët:
"Sikur para derës së ndonjërit prej juve qarkullon një lum,
dhe ai lahet pesë here në ditë. A thua a do t’i mbetet
ndytësirë në trup.
Shokët i përgjigjen: Kurrfarë ndytësire. Atëherë (thotë
Muhammedi a.s.) Pesë kohët e namazit pastrojnë gabimet
sikurse e pastron uji trupin prej ndytësirës".
(Buhariu dhe Muslimi)
Ai i cili falet Zoti e qetëson zemrën e tij, e ndriqon zemrën e
tij, pastrohet prej gabimeve, sheh me dritën e All-llahut dhe i mbyll
dyert e shejtanit, për këtë arsye All-llahu në Kur'an thotë:
"O shejtan ti robërit e mi (të cilët falin namaz e Më
përkujtojnë) nuk mundesh me i marrë nën sundimin tënd
(nuk mund të dëpërtosh në zemrat e tyre)”.
(Suretu Isra, 65) |