banner

KOHĖT E NAMAZIT

Namazi patjetër duhet të falet në kohën e vet të caktuar, pra,
nuk pranohet p.sh. namazi i drekës nëse falet para se me fillu
koha e namazit të drekës.
Zoti i Madhëruar thotë:
"Vërtetë namazi për besimtarët është obligim në kohën e
(vet) të caktuar". (Suretu Nisaë, 103)
Namazi është bërë obligim në natën e madhe të Israsë dhe
Miraxhit. Namazin e parë të cilin e ka falur Muhammedi a.s. është
namazi i drekës.
Kohët e namazit janë: sabahu, dreka, ikindia, akshami dhe jacia.
- Namazi i sabahut fillon me agimin e ditës apo me të
zbardhurit e ditës nga nata. Muhammedi a.s. thotë:
"Koha e namazit të sabahut fillon me zbardhjen në agim e
deri me lindjen e diellit".
- Namazi i drekës fillon pas kalimit të diellit nga zeniti
(zevalli) në drejtim të perëndimit.
- Namazi i ikindisë fillon pas zgjatjes së hijes së çdo trupi sa
vetë gjatësia e tij duke mos llogaritur hijen e tij të mesditës
dhe mbaron para perëndimit të diellit.
- Namazi i akshamit fillon me perëndimin e diellit plotësisht
dhe mbaron me errësimin e plotë të qiellit.
- Namazi i jacisë fillon prej momentit kur të errësohet
plotësisht qielli dhe mbaron deri në agim.
Sabahu       Dreka             Ikindia              Akshami        Jacia
___I_________I__________I____________I__________I____

Dr. Musli VĖRBANI