Kibble do të thotë me u kthy kah Qabja e Madhëruar.
Me u kthye në drejtim të Qabës në Meke është farz për namaz.
Argument për këtë kemi ajeti kur’anor:
“Ktheje fytyrën tënde në drejtim të Mesxhidi Haramit
(Qabës në Meke)”.
(Suretul Bekare, 144)
Po ashtu hadithi i Muhamedit a.s. ku thotë:
“Kur të falesh plotësoje abdestin pastaj kthehu në drejtim
të Kibles (Qabës në Meke) dhe Madhëroje Allahun me
Allahu Ekber dhe vazhdoje namzin”.
(Buhariu dhe Muslimi)
Kush e di drejtimin e Kibles kthehet nga Kibla, por kush
nuk e di pas një angazhimi duhet ta gjejë, e nëse jo kthehet nga ja
merr mendja më së shumti.
Tregon Amr Ibn Rebia r.a. se ai me disa shokë kanë qenë
me të Dërguarin e All-llahut a.s. dhe kishte qenë natë e errët dhe
nuk e kanë ditur drejtimin e kibles dhe secili është falë kah ia ka
marrë mendja, dhe kur për këtë dëgjon Muhammedi a.s. zbret ajeti
kur'anor:
"Të All-llahut janë lindja dhe perëndimi ngado që të
ktheheni aty është All-llahu". (El Bekare, 115)
Rastet kur lejohet mos me u kthy kah kibla
Nuk prishet namazi edhe nëse nuk kthehemi kah kibla në
këto raste:
1. Nëse jemi në mjet transportues si p.sh.: në automjet, në
anije, në tren, në aeroplan etj.
2. Namazi i të detyrumit (je i bllokuar ose i lidhur)
3. Namazi i të sëmurit, pra ai i cili është i sëmurë dhe në shtrat
nuk mundet të kthehet nga Kibla.
4. Namazi i frikës (frika ndaj armikut ose kafshëve të egra) e
lejon edhe me ia kthy shpinën Kiblës.
Namazi mbi Qabe dhe mbrenda në Qabe pranohet, por sa i
përket namazit mbi Qabe është mekruh për shkak të lëshimit të
rrespektimit të Qabës. |