banner

QĖNDRIMI NĖ KĖMBĖ NĖ NAMAZ

Qëndrimi në këmbë gjatë namazit është farz.
Argument për këtë kemi ajetin kur’anorë:
"Qëndroni para All-llahut në këmbë dhe me
përkushtueshmëri".
Po ashtu edhe hadithi i Muhamedit a.s.:
"Falu duke qëndruar në këmbë, e nëse nuk mundesh falu
ulur, e nëse edhe ulur nuk mundesh falu i shtrirë dhe i
mbështetur."
Me qëndru në këmbë është farz deri sa të këndohet suretu
fatiha dhe surja e paraparë e Kur'anit për namaz.
(I sëmuri) ai i cili nuk mund të qëndrojë në këmbë edhe në
namazet farze mund të falet ulur se Muhamedi a.s. ka thënë:
”Falu në këmbë, nëse nuk mundesh falu ulur,e nëse edhe
kështu nuk mundesh falu i shtrirë”.
Në namazet nafile nuk është farz qëndrimi në këmbë që do
të thotë lejohet edhe ulur, por shpërblimi është më i vogël. Po ashtu
ulur mund të falet edhe ai cili nuk ka rroba dhe është lakuriq.
Në namazin farz nëse ai i cili falet dhe gjatë qëndrimit në
këmbë mbështetet në shtagë, murë ose diçka tjetër e me supozim se
ai murë po të hiqej ai do të rrëzohej namazi nuk i pranohet.
- Me qëndru në këmbë deri sa të thuhet tekbiri fillestar, të
këndohet Fatiha dhe sureja ose tri ajete të shkurtëra të kuranit është
farz.
- Me i lidhë duart në mes të trupit dhe duart e vendosura nën
kërthizë është sunet.

Dr. Musli VĖRBANI