Sunetet e namazit janë katërdhjetë e një, e ato janë:
1. Ngritja e duarve deri në vesh gjat tekbirit për burra, ndërsa
deri në shpatulla për femrat.
2. Lënja e gishtërinjëve normalë ashtu siq janë; as ngjitur fortë,
as ndaras fort gjat namazit, përpos në ruku.
3. Gjat qëndrimit në këmbë burrat me vendosë dorën e djathtë
mbi të majtën dhe nën kërthizë ndërsa gratë me vendosë
dorën e djathtë mbi të majtën dhe mbi gjoksin e tyre.
4. Me lavdëruar Allahun (me këndu “subhaneke Allahumen”).
5. Me thënë “Eudhu bilahi mine shejtani rraxhimë”.
6. Me thënë Imami në vetvete “Bismilahi rrahmani rrahim”
para “Elhamdulilahit” te çdo rekate, ndërsa para sureve nuk
është sunet, nëse thuhet nuk prish punë, që do të thotë nuk
është mekruh, ndërsa më mirë është mos me thënë.
7. Me thënë “amin” pas këndimit të “Fatihas”.
8. Me thënë “Semi Allahu limen hamideh” dhe “Rabena lekel
hamd”.
9. Me thënë në vetvete “Subhaneke Allahume”, “Semi Allahu
limen hamideh”, “Rabena lekel hamd” dhe “Amin”.
10. Drejtimi i trupit gjat shqiptimit të tekbirit fillestarë.
11. Imami me i thënë me zë “tekbiret”, “Semi Allahu limen
hamideh” dhe “eselamu alejkum ve rahmetullah”.
12. Gjatë qëndrimit në këmbë të jenë të larguara këmbët në
hapsirë prej katër gishtave.
13. Me i këndu suret me rend duke shkuar që nga fillimi e deri
në mbarim dhe jo me qenë e kundërta.
14. Tekbiret e rukuit dhe të sexhdeve, përpos tekbirit të rukusë
së rekatit të dytë të bajrameve se aty tekbiri është vaxhib.
15. Me thenë tri herë në ruku “Subhane rabiel Adhijmë”.
16. Me thenë tri herë në sexhde “Subhane Rabiel eala”.
17. Me i vendosur duart mbi gjunjë në ruku.
18. Me i pasur gishtat larg njeri-tjetrit gjatë rukusë nëse është
mashkull e nëse është femër jo.
19. Drejtimi i gjunjëve (këmbët) me i mbajtë drejtë gjat rukusë.
20. Me drejtu shpinën gjat rukusë.
21. Me barazu kokën me shpinën gjat rukusë.
22. Me u ngritur plotësisht prej rukusë.
23. Me u ngritur plotësisht prej sexhdes.
24. Me i vendosur gjunjët, duart e pastaj ballin në sexhde,
ndërsa me qenë e kundërta gjatë ngritjes.
25. Me e vendosur fytyrën në tokë në mes të shuplakave të
duarve gjatë sexhdes.
26. Mos me e mbështetur barkun mbi shpatullat e këmbëve
gjatë sexhdes dhe mos me i mbështetur krahët për toke gjatë
sexhdës.
27. Gruaja me e mbështetur barkun mbi shpatullat e këmbëve
gjatë sexhdes.
28. Ulja në mes të dy sexhdeve.
29. Me i vendosur duart mbi shpatullat e këmbëve gjatë uljes në
mes të dy sexhdeve.
30. Që burri ta shtrijë këmbën e majtë për toke, ndërsa gishtat e
këmbës së djathtë të jenë të kthyera kah kibla gjatë
qëndrimit në etehijat.
31. Që gruaja të mbështetet në thembrrat e saja dhe që këmbët
t’i ket të bashkuara.
32. Me sinjalizu me gisht gjatë shqiptimit të shehadetit.
33. Këndimi i “Fatihas” pas rekateve të para të çdo namazi farz,
ndërsa pas rekateve të para të namazeve sunet është vaxhib
e jo sunet.
34. Në uljen e fundit me dërgu salavate për Muhamedin a.s.
35. “Duaja” pas salavateve në uljen e fundit.
36. Me laku kokën në të djathtë dhe në majtë gjatë selamit.
37. Me pasë për qëllim Imami që selami të jetë për xhematin
dhe ruajtjen nga e keqja e xhinëve.
38. Me pas për qëllim xhemati me ju dhënë selam xhematit në
të djathtë dhe në të majtë dhe të jet i ruajtur nga të këqijat e
xhinëve.
39. Ai i cili falet vetëm me pas për qëllim me ju dhën selam
melaqeve.
40. Me dhënë selam në heshtje (ai i cili falet vetëm).
41. Me prit xhemati pak pas selamit që ndoshta Imami nuk e
thot selamin e dytë e bie në sehvi sexhde.
Vërejtje: Këtu janë përfshirë punët e pëlqyera në namaz
(mustehabet) do të thotë veprimet të cilat i ka pëlqyer Muhammedi
a.s. |