- NAMAZI I XHUMASË -
Në vend të drekës në ditën e xhuma falet namazi i xhumasë.
Argument për këtë kemi ajetin Kur’anorë:
“O ju të cilët keni besuar, kur të thëret ezani për namaz,
ditën e xhumasë, shpejtoni në përkujtimin e Allahut (me
namaz të xhumasë) dhe ndërprene shitblerjen, kjo është
më e mirë për ju nëse e dini”. (SURETUL XHUMUA, 9)
Argument tjetër kemi hadithin e Muhamedit a.s. ku thotë:
“Kam menduar ta urdhërojë një njeri që ta falë namazin e
xhumasë,ndërsa unë të shkojë me ia djegur shtëpitë atyre
të cilët nuk kanë ardhur për ta falur namazin e xhumasë”.
(MUSLIMI)
Namazi i xhumasë përbëhet prej dhjetë rekateve:
4 rekate sunet para farzit
2 rekate farz
4 rekate sunet pas farzit të xhumasë
Vërejtje: Tek ne është bërë traditë me i falë edhe gjashtë rekate të
drekës.
Namazi i xhumasë është obligim për:
1. Çdo musliman të lirë,
2. në moshën madhore,
3. që nuk është udhëtar, dhe
4. i cili ka mundësi të shkojë në vendin e faljes së xhumasë.
Ndërsa namazi i xhumasë nuk është obligim për:
1. Për femrat
2. Fëmija para moshës madhore
3. I sëmuri i cili nuk ka mundësi të shkojë në xhuma
4. Udhëtari
5. I shëndoshi i cili për shkak të frigës apo ndonjë arsye që me
të vërtetë nuk mundet me shku në xhuma. |