Haram do të thotë ndalesë.
Definicioni:
“Harami është çka ndalohet rreptësisht me argument të qartë
dhe të drejtpërdrejtë”.
- Prej haramit duhet të largohemi gjithsesi, duhet t’a besojmë se
ajo çështje është haram .
- Nëse largohemi prej haramit meritojmë lavdata dhe
shpërblim, nëse e veprojmë dënohemi me ndëshkim të rreptë
dhe vuajtje të rendë.
Shembull të haramit kemi: Kemi alkoolin, mishin e derrit,
prostitucionin, vjedhja, vrasja pa ligj dhe pa të drejtë etj. |