banner
NAMAZI ME PUSHIME [NAMAZI I TERAVIHĖS]

Ky namaz falet në Ramazan pas namazit të jacisë përbëhet
prej njëzet rekateve.
Pas çdo dy rekateve jepet selam, por mund të jepet selam
pas çdo katër rekateve.
Namazi i teravisë edhe pse është sunet mund të falet veç e
veç, por edhe me xhematë, vetëm se kuptohet me xhematë është
më e vlefshme.
Argumenti për namazin e teravihës:
Transmetohet prej Ebu Hurejrës se Muhamedi a.s. ka dëshiru dhe e
ka pëlqy shum faljen gjat natës në Ramazan, por nuk ka urdhëruar
(se ka ba obligim), dhe vazhdon duke thënë se Muhamedi a.s. ka
thenë:
“Kush falet në Ramazan duke besuar dhe duke llogaritë se
shpërblehet i falen gabimet e mëparshme”.
(KUTUB SITTE – SAHIHË)
Transmeton Aishja se gjat Ramazanit në mbrëmje
Muhamedi a.s. u fal dhe u falën tjerët me të, pastaj natën tjetër prap
u fal dhe njerëzit u shumuan në xhami, pastaj natën e tretë dhe të
katërtën u tubuan shumë në xhami, mirëpo Muhamedi a.s. nuk
prezentoi. Në mëngjes Muhamedi a.s. iu tha: “E kam ditur se jeni
tubuar shumë, mirëpo nuk kam prezentu vetëm për atë se jam frigu
se do të ju bëhet obligative”.
MUSLIMI

Dr. Musli VĖRBANI