Udhëtar nuk quhet çdo udhëtar i rëndomtë, por udhëtar
quhet çdo person i cili i kalon mbi 90 km prej vendbanimit ose
vendlindjes së tij ose 18 orë rrugë me ecje të rëndomtë në këmbë.
Argument kemi ajetin Kur’anor:
“Nëse udhëtoni nëpër tokë nuk bëni gabim me shkurtu
namazin dhe nëse frikoheni se ju sulmojnë ata të cilët
nuk besojnë”.
(SURETU NISA 101)
Namazet të cilat shkurtohen janë:
DREKA - farz prej katër rekateve shkurtohet në dy rekate
IKINDIJA - farz prej katër rekateve shkurtohet në dy rekate
JACIJA - farz prej katër rekateve shkurtohet në dy rekate
AKSHAMI - nuk shkurtohet po ashtu edhe sabahu nuk shkurtohet
por falet si në shtëpi.
Kjo sa i përket farzeve, ndërsa sa i përket suneteve ato nuk
shkurtohen.
Udhëtari gjatë udhëtimit tri dit e tri netë ose 90 km prej
vendbanimit i shkurton namazet, por nëse arrin në vendin e caktuar
dhe vendos të qëndrojë më shum se 15 ditë, atëherë nuk e shkurton
namazin, por nëse vendos të qëndrojë më pak se 15 ditë, e shkurton
namazin. |