banner
SEXHDETU SEHVI

Me lënë një farz prej farzeve të namazit, namazi prishet,
andaj nuk lejohet me bë “sehvi sexhde”, por namazin e përsërisim.
Me lënë një sunet prej suneteve të namazit, namazi
pranohet, por me shpërblim më të vogël.
Me lënë ndonjë vaxhib të namazit ose me e vonu ndonjë
farz të namazit, atëherë bëjmë “sehvi sexhde”.
Sehvi sexhde do të thotë që në fund të namazit - pasi të
japim selam i bëjmë edhe dy sexhde dhe e këndojmë “etehijatin”,
“salavatet”, “duat” dhe e përfundojmë namazin me selam.
Tani do t’i përmendim rastet kur bëjmë sehvi sexhde apo
ndryshe kur e harrojmë ndonjë vaxhib të namazit, e ato raste janë:
1. Mos me e këndu “Fatihan” ose pjesën më të madhe të
suretul “Fatiha” në rekatet e para të namazeve farze.
2. Mos me i këndu tri ajetet e shkurta ose një ajet të gjatë ose
surën ose “Fatihan” në rekatet e para të namazeve farze.
3. Në namazet (farzet) e drekës dhe ikindisë me këndu me zë
ose në namazet (farzet) e sabahut, akshamit dhe të jacisë me
këndu pa zë.
4. Mos me qëndru në uljen (etehijatin) e parë të namazeve tri
rekate ose katër rekate.
5. Mos me këndu Etehijatin në uljen e fundit.
6. Me harru e me bë një sexhde në vend të dy sexhdeve,
atëherë atë sexhde e bëjmë në fund të namazit dhe prap
bëjmë sehvi sexhde.
7. Me ra në ruku e pastaj me u ngritë në këmbë me e këndu
“Fatihan” dhe “Suren”, e përsërisim atë ruku dhe në fund
bëjmë “sehvi sexhde”.
8. Me e këndu ajetin e sexhdes në namaz e mos me ra në
sexhde prej harresës në fund bëjmë sehvi sexhde.
9. Mos me qëndru sa duhet në ruknet e namazit ose në mes të
rukneve të namazit, si p.sh. në mes të rukusë dhe sexhdes.
10. Me këndu “suren” para “fatihas” ose me i këndu suret në
rekatën e tretë dhe të katërtë të namazeve farze ose me
këndu suren në rekaten e dytë dhe të tretë të namazeve farze
e në të parën jo.
11. Mos me bë duanë e kunutit (rrespektivisht duan) në
namazin e vitrit.
12. Mos me e thenë tekbirin (Allahu Ekber) në namazin e vitrit.
13. Mos me i thenë tekbirat (Allahu Ekber) ose njërin tekbir
(Allahu Ekber) në namazin e Bajramave. Ose mos me e
thënë tekbirin (Allahu Ekber) të rukusë së rekatit të dytë të
namazit të bajramave.
14. Me i bë dy përkulje (dy ruku) bëjmë sehvi sexhde.
15. Mos me qëndru në uljen e parë (etehijatin e parë)
16. Me dyshu në namaz.

Dr. Musli VĖRBANI