banner
NAMAZI ME XHEMAT

Namazi me xhemat është sunet muekede (i forte)
Argument kemi hadithin e Muhamedit a.s. ku thotë:
“Namazi me xhematë është më i vlefshëm se namazi vetëm
për njëzet e shtatë shkallë”.
BUHARIU DHE MUSLIMI
Argument kemi ajetin Kur’anorë:
“Kur të jesh në mesin e tyre dhe ju falë atyre namazin”.
SURETU NISA 101
Në një hadith tjetër Muhamedi a.s. thotë:
“Kush pastrohet në shtëpi pastaj shkon në xhami të cilat
janë shtëpitë e Allahut për ta kryer farzin prej farzeve të
Allahut për çdo hap i fshihet një gabim dhe për çdo hap
tjetër i ngritet një vlerë”.

Dr. Musli VĖRBANI